Kosova pa Miss në 2008-ën!

December 12, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kosova nuk do të mbajë ndonjë eveniment për zgjedhjen e “Miss Kosova 2008”. Njëra ndër organizatorët e miseve që mbahen në Kosovë, Agnesa Vuthaj, ka thënë për Express Online se Yllka Berisha do të vazhdojë të mbetet miss edhe për vitin 2008.
Edhe përkundër që është sfera e vetme në Kosovë e cila ka përfaqësuar vendin nëpër evenimente dhe gara të ndryshme ndërkombëtare, duket që mungesa e fondeve ka bërë që për sivjet Kosova mos të këtë misin e saj.
Agnesa Vuthaj, e cila udhëheq “Agnesa Vuthaj Association” dhe për dy vite me radhë ka organizuar Miss Kosova, ku ka kurorëzuar dy vajza, ka thënë se arsyet janë të shumta por ajo planifikon që spektaklin e bukurisë ta mbajë vitin që vjen.
“Meqenëse vitin e kaluar spektaklin Miss Kosova e kemi mbajtur gjatë muajit dhjetor dhe fituesja e titullit Miss Kosova 2007 Yllka Berisha e ka shfrytëzuar kurorën gjatë vitit 2008, duke e përfaqësuar Kosovën në konkurset ndërkombëtare si “Top Model of the World” dhe “Miss Earth”, e kjo e fundit është mbajtur muajin e kaluar, unë dhe stafi im bashkë-organizatorë të spektaklit Miss Kosova, erdhëm në përfundim që nuk është e nevojshme edhe një Miss Kosova 2008”, ka thënë për Express Online Agnesa Vuthaj.
Ajo ka shtuar se në këtë ka ndikuar edhe zgjedhja e Zana Krasniqi-t për “Miss Kosova Universe 2008”, kështu që edhe një organizim i këtillë do të ishte i tepërt.
“Ne planifikojmë që spektakli i ardhshëm, Miss Kosova 2009 të mbahet gjatë muajve mars-prill”.
Përndryshe një problem i madh rreth organizimit të festivalit është edhe gjetja e fondeve, si dhe vendi i mbajtjes se spektaklit. “Në Prishtinë akoma nuk kemi një sallë adekuate për mbajtjen e spektakleve të bukurisë, apo evenimenteve të tjera kulturore me përmasa më të mëdha”, tha Vuthaj. Ajo po ashtu ka thë se nje problem tjetër jan?7 pasaportat e reja të Kosovë pasi që shumica e evenimenteve të bukurisë organizohen në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ardian Jasiqi
Gazeta Express

YouTube Preview Image