Interesimi i investitorëve të huaj për prodhimin e energjisë alternative në Mal të Zi

December 14, 2008   | Reportazh / Reportaža

Interesimi i madh i investitorëve të huaj për prodhimin e energjisë alternative pritet të realizohet shpejt në Mal të Zi. Nga projektet që janë paraqitur për energji alternative, më së pari pritet të fillohet me prodhimin e energjisë nga era. Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të  Energjisë Evropiane.

Janë disa kompani të interesuara për prodhimin e energjisë me mullinjtë e erës dhe Mali i Zi pret që në vitet që vijojn të kan edhe kilovatin e parë nga energjia me erë.

Sipas ktyre kompanive, duke pasur parasysh edhe aspiratën e Malit të Zi për të qenë pjesë e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian, do të shkojnë nga ajo që të plotësojnë propozimet e fundit për energji të Komisionit Evropian.

Njëra nga pikat më të rëndësishme të agjendës së KE-së për këtë punë, është edhe që 20 për qind e energjisë të jetë e prodhuar nga burime alternative. Kështu, edhe Mali i Zi ka projekte për prodhimin e energjisë alternative dhe pret të fillojë shpejt edhe realizimin e tyre.

“Në fillim të vitit 2009 pritet të procedohet tenderi për ndërtimin e disa hidrocentraleve të vogla, ndërsa në  vitet e ardhshëme priten edhe kilovatët e parë nga energjia prej erës. Sipas tij, vendet më të interesuar për të investuar në Mal të Zi janë Gjermania, Austria dhe Italia. Interesimi për investime të energji alternative ka qenë edhe më herët, por ata barrierë e kanë pasur moscaktimin e tarifave.

Kjo punë është rregulluar në fund të muajit të kaluar, kur Zyra Rregullatore e Energjisë ka vendosur edhe mbi tarifat e nxitëse për prodhimin e energjisë alternative.

Për energjinë e prodhuar nga era me kapacitet prej 10 megavatësh, do të paguhet një tarifë e caktuar prej 61.68 euro për megavat.

Për të gjithë gjeneratorët me teknologji është caktuar tarifa prej 84 eurosh. Ndërsa për energjinë e prodhuar nga uji, për hidrocentralet me kapacitet prej 2 megavatësh, paguhen 6.7 euro, për ato me kapacitet prej 2 deri në 5.9 dhe për ato nga 5 deri në 10 do të paguhen 5.6 euro. Këto janë tarifa të vlefshme për një periudhë 10-vjeçare.

Tarifat janë konkurruese me rajonin. Tash, investitorët edhe mund të vendosin që të fillojnë kryejnë investime.Në  Mal të Zi se ka një numër shumë të madh të interesimit të investitorëve dhe njëra nga arsyet e interesimit të madh të tyre është edhe gjendja aktuale e furnizimit me energji që i bën ata ta shohin vendin tonë si vend ku pranohen idetë e tyre për investime.

“Kemi një vërshim të interesimit të investitorëve dhe mund të jetë për shkak të sfidave tona energjetike, të cilat paraqesin mundësi për ta.
Vendet ma të përshtatëshme për vendosjen e mullinjëve nga era jan vendet bregdetare ku sidomos edhe ulqini do të mundet të përfitoje shumë nga kjo energji alternative.

YouTube Preview Image