Zanfina me risi për festa

December 14, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Zanfina Ismajli është duke u përgatitur për disa risi të cilat do t’i shpalos para publikut në muajin janar.

Këngëtarja Zanfina Ismajli është duke u përgatitur për disa risi për vitin 2009. Një burim i afërt më këngëtaren ka thënë se ajo është duke u përgatitur për një album të ri si dhe për lansimin e një video-klipi.

Kohëve të fundit këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar në programet e ndryshme të vitit të ri, përderisa disa herë gjatë fundjavës ka mbajtur koncerte nëpër diasporën shqiptare dhe në Kosovë.

Burimi ka thënë se këngëtarja ka pasur një sukses të madh në një koncert që e ka mbajtur për nder të festës se Bajramit.

Të shohim se çka do sjell Zanfina në vitin 2009.
Ardian Jasiqi
Gazeta Express

YouTube Preview Image