Bush gjuhet me këpucë, në Irak

December 15, 2008   | Bota

Një vizitë befasuese nga Presidenti i SHBA’ve George Bush në Irak, mbeti nën hijen e një incidenti në të cilin dy këpucë u hodhën në drejtim të tij, gjatë një konference për media.
Një gazetar irakian është shtrirë përtokë nga agjentët e sigurisë pasi ai e quajti Bushin “një qen” dhe gjuajti atë me këpucën e tij, por pa arritur ta qëllojë.
Gjuajta me këpucë konsiderohet ofendim në kulturën arabe.
Gjatë vizitës së tij, Bush dhe kryeministri i Irakut Nouri Maliki nënshkruan një marrëveshje të re për siguri ndërmjet dy vendeve.
Sipas kësaj marrëveshje, trupat amerikane do të largohen nga Iraku në vitin 2011 – tetë vjet pas invadimit të vitit 2003 që ishte bërë nën presidencën e Bushit.
Duke folur vetëm pesë javë para se t’ia dorëzoj postin e tij Barack Obamas, Bush tha se lufta në Irak nuk ka përfunduar dhe ka edhe shumë punë për tu bërë.
Në mes të konferencës për media me Malikin, një gazetar u ngrit në këmbë dhe bërtiti “kjo është një puthje lamtumirëse nga populli i Irakut, qen” para se ti gjuante këpucët e tij në drejtim të Bush, që nuk e goditën atë.
“E tëra që mund të them është se ato janë me nr 10”, citohet të ketë thënë Bush, sipas agjencisë Associated Press.
Ky gazetar më pas është larguar nga agjentët e sigurisë ndërsa konferenca për media ka vazhduar.
Korrespondentët e quajtën këtë si një incident simbolik. Irakianët patën gjuajtur me këpucë edhe në drejtim të statujës së Saddam Husseinit në Baghdad, pas përmbysjes së saj.
Gazeta Express

SHQIP

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/kepuca-bush.flv

ENGLISHT

YouTube Preview Image