Kadetët e “Besës” fitues të Kupës

December 15, 2008   | Sporti / Sport

Garuesit e ekipit të “Besës” në garat për Kupën e Malit të Zi arritën të fitojnë gjithsejt 30 medalje. Prej tyre, 15 të arta, 9 të argjendta dhe 6 të bronzta. Andaj, me të drejtë mund të konstatohet se ekipi “Besa” nga Tuzi e mbylli edhe këtë vit me suksese të mëdha, duke dëshmuar se ajo po e vazhdon traditën, si njëri ndër ekipet më të suksesshme në Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi.
Gjatë fundjavës së kaluar, Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi organizoi në sallën sportive të SHF “Zarija Vujosheviq” në Mataguzh garat për Kupën e Malit të Zi në të gjitha kategoritë, senirorë, juniorë, kadetë dhe pionierë, me afro 100 garues.
Në këto gara morën pjesë 6 ekipe- “Besa”, ” Ulqini”, “Shqiponja”, “Montenegro stars”,” Viktorija”, dhe “Podgorica”. Ekipi “Besa” mori pjesë me 21 garues, kurse “Shqiponja” me 3 sish. Në fillim të këtyre garave fjalën përshëndetëse e tha kryetari i Federatës së Taekwondo-së së Malit të Zi, Nikolla Erakoviq, i cili pjesëmarrësve të këtyre garave u dëshiroi suksese.
Ndërkaq, trajneri i “Besës”, Nikollë Gegaj, në fund të këtyre garave shprehi kënaqësi sidomos me prezantimin e disa garuesve në kategorinë e juniorëve që zunë vende të para edhe si seniorë.
Një pjesë e madhe e garuesve të “Besës” ( kadetë dhe pionierë) kësaj here u prezantuan për herë të parë në gara. Sipas rregullores së taekwondo-së disa garues në këto gara morën pjesë edhe në kategori të tjera.
Seniorët e “Besës”, Nua Rukaj -84 kg, Vilson Lajçaj -78 kg, Gjon Gjonaj -72 kg dhe Dalibor Lekoçaj -54 kg u dekoruan me medalje të arta, ndërsa me të argjendtë u shpërblye seniori, Anton Nikprelaj -62 kg, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzuan këta seniorë: Ndoci Erjon -62 kg, Tomë Gjonaj -67 kg dhe Robert Junçaj -67 kg.
Ndërkaq, në kategorinë e juniorëve me medalje të arta u shpërblyen Vilson Lajçaj -73 kg dhe dalibor Lekoçaj -51 kg. Medaljet e argjendta ia arritën tzi fitojnë garuesit Tomë Gjonaj -68 kg, Gjon Gjonaj -73 kg dhe Agron Gjokaj + 78 kg. Me medalje të bronztë u dekoruan Anton Nikprelaj -63 kg dhe Erjon Ndoci -63 kg.
Kadetët e “Besës”, Agron Gjokaj + 65 kg, Rrok Ivezaj -41 kg, Anton Dukaj -37 kg dhe Sonja Pllumaj ia dolën të fitojnë në këto gara medalje të arta, ndërsa po në të njëjtën kategori, Nikollë Gojçaj -57 kg mori medalje të argjendtë.
Pionierët e ekipit “Besa”, Laura Gjokaj -33 kg, David Arapaj -31 kg, Mario Gegaj -45 kg, Mark Lulgjuraj + 50 kg dhe Diana Lekoçaj -25 kg dekorohen me medalje të arta. Medalje të argjendta morën këta pinonierë: Gjergj dhe Agron Lekoçaj, Anamaria dhe Zana Gjokaj, kurse medalje të bronztë David Lekoçaj.
Kadetët e “Besës” në fund të këtyre garave u shpallën si ekipi më i mirë, duke fituar kështu edhe Kupën e Malit të Zi. Ndërkaq, është për të ardhur keq se seniorët e po këtij ekipi nuk arritën për 1 pikë që të fitojnë edhe ata Kupën.
Me përfundimin e këtyre garave, njëheri për këtë vit kalendarik përfundojnë edhe të gjitha aktivitetet sportive të Federatës së Taekwondo-së së Malit të Zi.
Andaj, me të drejtë mund të konstatohet se ekipi “Besa” nga Tuzi po e mbyll edhe këtë vit me suksese të mëdha, duke dëshmuar se ajo po e vazhdon traditën, si njëri ndër ekipet më të suksesshme në Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi.
Rr.D
Koha Javore

YouTube Preview Image
2