KT “Ulqini” ndër më të mirët

December 15, 2008   | Sporti / Sport

Të dielën në podgoricë u mbajt kupa e malit të zi në taekwondo për pionierë, kadetë, juniorë dhe seniorë
Në renditjen e përgjithshme “Ulqini”-t i takoi vendi i dytë në kategorinë e kadetëve, ndërsa vendi i tretë në kategoritë e pionierëve, juniorëve dhe seniorëve.
Arijeta Zatoviq u shpall kampione e dyfishtë e Malit të Zi, në kategorinë e juniorëve dhe atë të seniorëve.
Klubi i Taekwondosë “Ulqini” dëshmoi edhe një herë se është njëri ndër klubet më të mirë në këtë sport në nivel vendor. Garuesit e këtij klubi fituan plot 24 medalje, prej të cilave shtatë të arta, 11 të argjendta dhe gjashtë të bronzta, në Kupën e Malit të Zi për Pionierë, Kadetë, Juniorë dhe Seniorë e cila u mbajt të dielën në Podgoricë. Përveç këtyre medaljeve, KT “Ulqini” fitoi edhe katër kupa.
Në renditjen e përgjithshme “Ulqini”-t i takoi vendi i dytë në kategorinë e kadetëve, ndërsa vendi i tretë në kategoritë e pionierëve, juniorëve dhe seniorëve.
Medalje të arta nga KT “Ulqini” në Kupën e Malit të Zi fituan Arijeta Zatoviq, e cila u shpall kampione e dyfishtë, në kategorinë e juniorëve dhe atë të seniorëve, pastai Allmedin Suka, Esad Kraja, Nail Karamanaga, Ardijana Karamanaga dhe Medina Kanaqi.
Me nga dy medalje të argjendta u kurorëzuan Artan Zenuni dhe Leonard Dobreci, ndërsa nga një medalje të argjendtë fituan Allmedin Suka, Besnik Shata, Arben Kollari, Artan Fici, Adnan Hasa, Genc Hasa dhe Bojan Vladisavleviq.
Dy medalje të bronzta për KT “Ulqini”-n i fitoi Ardijan Zenuni, ndërsa nga një Besnik Shata, Arian Muslimi, Rinor Jahja dhe Izedin Kurti.
(Kohapress)

YouTube Preview Image