Zjarri i “Familjes moderne”

December 15, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ajo luan rolin e një personazhi shumë të gjallë, eksploziv, por pse jo edhe autoritativ në disa raste. Është kjo aktorja Yllka Gashi, e cila luan në serialin “Familja moderne”.
avën që po e lëmë pas, “Familja moderne” vendosi të dalë komplet jashtë banesës së tyre.
“Familja moderne” udhëtoi për në një fshat të bukur, i quajtur Krushë. Atje “Familja…” shpërndau dhurata modeste për fëmijët e fshatit. Ndër pjesëtarët e “Familjes ….” ishte edhe aktorja Yllka Gashi. Yllka luan rolin e Zanës, një personazh shumë i gjallë, shumë herë eksploziv, por pse jo edhe autoritativ në disa raste.
Kjo, si duket, vjen nga Dini, babai i saj. Yllka thotë se përvoja e saj në “Familjen moderne” e ka mësuar shumëçka në jetë, si nga ana profesionale, ashtu edhe private. “Përvoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet shumë e mirë”, tha Yllka.
Kur flasim nga ana profesionale, Yllka thotë se secilin rol që aktori e ka për detyrë ta luajë, duhet ta pëlqejë, ta kuptojë dhe ta arsyetojë. “Përndryshe nuk ka kuptim. Zanën, pa dyshim e dua shumë. Është personazh i këndshëm për t’u luajtur dhe fatbardhësisht pëlqehet shumë nga publiku”, shprehet ajo. Ndërsa kur flet me të për kolegët e “Familjes moderne”, atëherë fjalët janë më të mira. E vlerëson si një ekip që ka thyer rekord në komunitetin artistik kosovar për një mirëkuptim dhe punë të shkëlqyeshme ekipore.
Gashi, ndonëse me një pauzë jo fort të shkurtë, javë më parë iu është kthyer edhe dërrasave të teatrit. Ajo luajti në shfaqjen “Zonjusha Xhulia” e regjisores Valmira Baruti, shfaqje kjo e cila ishte pjesë e festivalit “Skena UP”.
Por nëse nuk është në “Familje moderne” apo në teatër, atëherë Yllkën e gjeni në shtëpi duke lexuar apo me telepilot në dorë. “Mundohem të shoh filma sa më shumë. Kjo varet edhe prej angazhimeve të mia ditore, megjithatë, po shikoj filma. Është pjesë e pandashme e profesionit tim”, shprehet ajo. Nëse e pyetni se a i pëlqen politika, atëherë do të merrni një Joo të gjatë.
Gazeta Express

YouTube Preview Image
5