Albërie Hadërgjonaj i këndon Ibrahim Rugovës

December 17, 2008   | Lajmet / Vijesti

Një këngë kushtuar ish-presidentit kosovar, të ndjerit Ibrahim Rugova, është përfshirë në albumin më të ri të këngëtares Albërie Hadërgjonaj, i cili do të nxirret në shitje gjatë 2009-ës. Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur për mediat në Shqipëri. Albëria ka thënë se publiku nuk duhet ta kuptoj këtë si diçka politike, por që ka qenë thjesht dëshira e saj për t’ia dedikuar një këngë ish-presidentit, ngase, siç ka thënë ajo, “Rugova do të mbetet për të një mit”. Albumi i ri i këngëtares Hadërgjonaj do të përmbajë 9 këngë. Bashkëpunëtorët e këngëtares për këtë album janë: Enis Presheva, Edmond Zhulali, Florian Mumajesi dhe të tjerë. Krahas punës rreth albumit, Hadërgjonaj do të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, nga i cili ka thënë se pret më të mirën, sepse ka një këngë shumë të mirë. Videoprojekti i fundit muzikor i Albërie Hadërgjonajt është “E ndezim pak” në bashkëpunim me reperin kosovar Don Pizhi.
Koha Vizion

YouTube Preview Image