Leonora vitin tjetër duet me Danin

December 17, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Leonora Jakupi pritet të realizojë një duet me këngëtarin e muzikës popullore Ramadan Krasniqi-Dani.

Këngëtarja që u bë e njohur me këngën “Po vritet pafajësia”, Leonora Jakupi tha për Kosovapress se pritet të jetë ky bashkëpunim, por në një kohë më të largët.

“Ky bashkëpunim pritej të realizohej së shpejti, por për shkak se të dyve nuk na pëlqeu teksti i këngës, ky bashkëpunim nuk pritet të realizohet gjatë këtij viti”, ka thënë Jakupi.

Mos realizimin e këtij dueti, Leonora e arsyetoi edhe me angazhimet e shumta që kanë dy këngëtarët për festën e Vitit të Ri.

L.Gashi

Kosovapress

YouTube Preview Image