Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e ligjit për simbole

December 17, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ministri shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fuad Nimani, tha të hënën se ligji ekzistues për përdorimin e simboleve kombëtare ka defekte, por tha se është duke punuar për ta ndryshuar ligjin e vitit 2000.
“Kjo ministri është duke punuar në ndryshimin e Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare dhe do te ndodh brenda një kohe shumë të shkurtër”, tha ai, duke shtuar se këto ndryshime kanë për qëllim avancimin e të drejtave të përdorimit të simboleve kombëtare.
Ministri Nimani shton se mirëpret sugjerimet dhe propozimet e subjekteve të ndryshme politike, në rastin konkret të atyre shqiptare, si dhe ekspertëve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi, ka thënë se partia që ai drejton e ka kritikuar këtë ligj që nga dita e miratimit të tij, sepse nuk garanton përdorim të lirë të Flamurit tonë kombëtar.

KosovaLive