Tahiri u takua në Ulqin me kryetaret e këshillave nacionale në Mal të Zi

December 17, 2008   | Politika

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Tahir Tahiri  priti të marten  në Ulqin në një takim pune  kryetarët e të gjitha këshillave nacionale në Mal të Zi: prof.dr. Sherbo Rastoder , kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, dr. Miroslav Mariq, kryetart i Këshillit Nacional të Kroatëve, Sabria Vuliq, kryetar i Këshillit Nacional të Muslimanëve dhe Muhamed Ukoviq, nënkretar i Këshillit Nacional të  Romëve dhe Egjiptianëve, të cilët mbështetën  nismën e nikoqirit për një bashkëpunim të ngushtë dhe të ndërsjelltë në interes të përbashkët. Pjesëmarrësit e këtij takimi të parë dhe mjaft  konstruktiv  theksuan vështirësit  e natyrave të ndryshme me të cilat ata po  ballafaqohen  në përpjekje për funksionim normal të këtyre institucioneve kushtetare të komuniteteve.  Tahir Tahiri, duke u dëshiruar mirëseardhje  homologëve të tij,  vlerësoi se  këto takime janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të gjithë përfaqësuesit e pakicave nacionale në Mal të Zi , sepse, siç u shpreh ai, ndihmojnë  në zgjidhjen e  shumë problemeve të përbashkëta dhe kontribuojnë  në afrimin dhe afirmimin e vlerave multinacionale  në këtë republikë.  Ishte vlerësim i përbashkët se takimet e këtilla duhet të vazhdohen çdo dy javë , respektivisht çdo muaj,  në  selitë e subjekteve repsektive. Ata po ashtu u pajtuan    se duhet aktivisht të angazhohen  në çështjet që kanë të bëjnë me shpërndarjen e mjeteve  nga Fondi për Pakica, në mënyrë që  të gjitha projektet që do të konkurojnë në konkurs duhet t?i marrë në shqyrtim Këshilli Drejtues  dhe Këshillat Nacionale do të jenë ato që do të japin ngjyrën jeshile se cilat projekte  do të  kenë përparsi për ndarjen e mjeteve, në mënyrë që Këshillave t?u sigurohet kompetenca ligjore. Të gjithë pjesëmarrësit e përshëndetën  themelimin e Këshillit Nacional të Serbëve dhe shprehën besimnin se  edhe ata si partner të barabartë do të kontribuojnë për krijimin e shoqërisë multietnike në Mal të Zi.  U kërkua që  në të ardhmen konkursi  i Fondit për Pakica për përkrahjen  me mjete finaciare  të projekteve  të shpallet në kohën e duhur e  jo siç ndodhi me konkursin e para pak  ditësh i cili  nga të pranishmit u vlerësua si jokorekt. Në këtë takim mungoi  për, siç u tha,  arsye objektive kryetari i Këshillit Nacional të Serbëve, Momçillo Vuksanoviq

Shërbimi për Informim
Këshilli Nacional  të Shqiptarëve