Eliza Dushku zhvishet në “The Alphabet Killer”

December 23, 2008   | Lajmet / Vijesti

eliza-dushkuAktorja shqiptaro- amerikane është zhveshur në filmin e saj më të fundit “The Alphabet Killer, ku ajo luan rolin e Megan Paige.
Filmi “The Alphabet Killer” është i bazuar në një vrasës të dyfishtë nga Rochester të Neë York-ut, gjatë viteve 1980.
Aktorja Eliza Dusku luan rolin e Megan Paige, një oficereje të policisë e cila është shumë e përkushtuar për punën. Por ajo sëmuret nga skizofrenia, e cila zgjatë më shumë se gjashtë muaj, dhe përfshin një muaj të simptomave aktive të iluzioneve, halucinacioneve dhe fjalëve të parregullta. Ky obsesion dërgon Megan në një episod të dhunshëm në spital.
Kështu ajo mund ta humbet edhe të fejuarin e saj, Kenneth (Cary) dhe punën e saj.
Dy vite më vonë Megan kthehet si një këshilltare por jeta normale e saj prapë ndryshon kur një vrasës e kërcënon atë. Pushimi i saj është i padiskutueshëm, dhe kësaj radhe ajo dëshiron që të kryej punë vet pa ndihmën e departamentit policor.
Gazeta Express

YouTube Preview Image