Ndërtesa e re e komunës urbane të Tuzit pritet të jetë e gatshme për funksionim javën që vjen – Video

December 23, 2008   | Lajmet / Vijesti

Një pjesë e segmentit të komunës hapet sot?
Tuz- “Mobilimi në objektin e KU të Tuzit është duke vazhduar, ndonëse për të pritur këtë kohë është dashur tepër gjatë”, ka deklaruar për “Kohën javore” kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Nikollë Camaj.
Ai shpreson se brenda këtyre ditëve adminstrata lokale dhe Kuvendi i KU të Tuzit do të kalojnë në objektin e vet të paraparë dhe kështu në të ardhmen për të punësuarit e kësaj komune do të krijohen kushte edhe më të mira.
Sipas Camajt ekziston mundësia që sot një segment i kësaj ndërtese – dega administrative e Ministrsë së Punëve të Brendshme do të hapet me qëllim të pajisjes së qytetarëve të KU të Tuzit me dokumenta personale.
Mobilimin e objektit të KU të Tuzit dhe punët në prokurimin publik po e bën Firma “Nergomont” nga Podgorica me mjete që kapin shumën 150.000 euro të cilat i ka siguruar Kryeqyteti.
Rr.D
Koha Javore

YouTube Preview Image

 Pritja e Vitit Te Ri 2009 me Kengetarë te ndryshme në Garden of Eatin Restaurant - Contact Ahmet Zeka  215-499-6146