Putin: Mori fund epoka e gazit te lire – Video

December 23, 2008   | Bota

vladimir-putin“Epokes kur cmimi i gazit ishte i lire, po i vjen fundi”. Me keto fjale u eshte drejtuar kryeministri rus Putin pjesemarresve ne takimin e eksportuesve me te medhenj te gazit.
Putin theksoi se kostoja e prodhimit te gazit eshte rritur, keshtu qe periudhes se burimeve te lira te energjise, apo gazit te lire po i vjen fundi. Forumi i vendeve prodhues te gazit synon krijimin e nje organizate, te ngjashme me OPEC-un.
Putin deklaroi se Rusia eshte gati te mireprese zyrat e organizates ne Shen Peterburg dhe t’i jape asaj status te plote diplomatik. BE importon 42 perqind te gazit nga Rusia, permes nje gazsjellesi qe kalon nga Ukraine.
Takimi i Moskes vjen ne nje kohe kur mosmarreveshjet me Ukrainen, mund te demtojne furnizimin me gaz kete dimer. Ekzistenca e nje organizate te tille do te thote krijim i nje monopoli te furnizimit me gaz, qe do te conte ne vendosjen e cmimeve te larta.
Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/putingazi23.flv