Adoleshentja Kejsi Tola do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

December 24, 2008   | Lajmet / Vijesti

kejsi-tolaKejsi Tola, 16 vjeç, është fituesja e Festivalit të 47-të të Këngës në Radio Televizionin kur ajo fitoi maksimumin e pikëve në ngjarjen më të madhe të këngës, me “Më merr në ëndërr”, një këngë e kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me tekst të Agim Doçit.
Kejsi Tola, fituesja e trofeut të festivalit, tha për ATSH-në se, “ndjehem e emocionuar  aq me tepër kur mendoj se sa e rëndësishme është që kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion”. Për 16 vjeçaren pjesëmarrja në Festivalin Europian ishte përgjegjësi shumë e madhe dhe që kërkonte shumë punë, teksa u shpreh se “ky vlerësim më motivon për të vazhduar më tej rrugën tim.”
Një juri e përbërë nga emra të njohur të kulturës nderuan pas kësaj me çmim të dytë gjatë një show televiziv, këngën, “Një jetë”, kënduar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli , dhe me çmim të tretë grupin,  West Side Family me këngën  “Jehonë”, shoqëruar nga Besa Kokëdhima dhe Marjeta Billo.
Ndërsa tre djemtë e grupit West Side Family, Landi, Miri dhe Flori, i thanë ATSH-së se,  “publiku na priti shumë mirë edhe pse kënga u interpretua për herë të parë”. “Vumë re se dhe publiku festoi bashkë me ne”, u shprehen djemtë e grupit simpatik duke shtuar se  “cilësia e festivaleve i motivonte më shumë për të marrë pjesë në evenimente të tilla”.
Në festivalin e muzikës së lehtë shqiptare interpretuan emra të njohur si Rovena Dilo, Soni Malaj, grupi West Side Family, Shpat Kasapi, Besa Kokëdhima, si dhe  kompozitorë që për vite janë prezantuar si pjesë e këtij festivali e më gjerë, si Shpëtim Saraçin, Josif Minga, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Adrian Hila, etj.
Spektaklin e bënë më interesant pjesëmarrja si të ftuar në këtë eveniment të këngës së lehtë shqiptare të këngëtarit të njohur italian Enriko Rugeri si dhe këngëtarëve shqiptarë, Irma Libohova, Aleksandër Gjoka, etj.
Për të 6-tin vit radhazi, fituesi i festivalit të këngës në RTSH do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest”.
Kejsi Tola, u  zbulua si këngëtare në konkursin e këngëtarëve të rinj “Ethet e së premtes mbrëma”.
Me regji të Pali Kukes, ky spektakël u prezantua nga këngëtarja Elsa Lila, e cila herë pas here binte “viktimë” e humorit të aktorëve të varietesë, Julian Deda dhe Gentian Zeneli, të cilët shoqëruan këngëtaren shqiptare përgjatë tre netëve që u zhvillua festivali. Drejtore e Festivalit të 47-të në RTSH është Zamira Koleci, drejtor artistik Pirro Çako dhe skenograf Bashkim Zahaj.

ALSAT-M

YouTube Preview Image
 Pritja e Vitit Te Ri 2009 me Kengetarë te ndryshme në Garden of Eatin Restaurant - Contact Ahmet Zeka  215-499-6146

2