Flaka mund të këndojë në Eurovision?

December 24, 2008   | Lajmet / Vijesti

flaka-krelaniNë natën e dytë të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) Kejsi Tola kishte kënduar këngën “Me merr në Ëndërr”, në duet me Flaka Krelanin.
Këngëtarja kosovare Flaka Krelani mund të jetë pjesëmarrësja e parë kosovare në festivalin “Eurovision”-it pasi që tashmë ka thashetheme se ajo do të këndoj këngën fituese të festivalit të RTSH-së “Me merr në ëndërr”, bashkë me Kejsi Tolën.
Një burim ka thënë për Express Online se Flaka do të shkoj atje në versionin e dytë që orkestrohet për Eurovision.
Vitin e kaluar Flaka Krelani kishte dështuar të shkon në “Eurovision”, bashkë me Doruntina Dishën, me këngën “Jeta kërkon dashuri”. Këngëtari Alban Skenderaj kishte votuar kundër dy kosovarëve me arsyetimin se nuk është festival ai festival ku fituesi dihet parakohe.
Ardian Jasiqi
Gateta Express

YouTube Preview Image