Krijohen kushtet për avancimin e bashkëpunimit

December 25, 2008   | Kulturë / Kultura

dr-sreten-shkuletiq_fatos-bejaQeveria e Malit të Zi dhe ajo e Republikës së Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen mbi bashkëpunimin shkencor dhe tekonologjik
Podgoricë – Marrëveshja mbi bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të krijojë kushtet për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në bazë të dobisë dhe barazisë së ndërsjellë, u nënshkrua të martën në Podgoricë.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Arsimit dhe Shkencës i Malit të Zi, prodf Dr. Sreten Shkuletiq, dhe homologu i tij shqiptar, Fatos Beja.
Nga Qeveria e Malit të Zi është njoftuar se me Marrëveshje parashikohet avancimi i bashkëpunimit në fushat e programeve dhe projekteve zhvillimore shkencore-teknologjike, shkëmbimit të hulumtuesve dhe ekspertëve, shfrytëzimit të përbashkët të pajisjeve dhe materialit të domosdoshëm për realizimin e bashkëpunimit.
Marrëveshja do të përmirësojë edhe mundësinë e organizimit dhe pjesëmarrjes në konferencat e përbashkëta shkencore, themelimit të qendrave të përbashkëta shkencore-hulumtuese dhe grupeve të përkohshme shkencore-hulumtuese, si dhe formave të tjera të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik.
Kohapress