Roçen: Mali i Zi së shpejti marrëdhënie diplomatike me Kosovën

December 26, 2008   | Lajmet / Vijesti

Milan RocenShefi i diplomacisë së Malit të Zi, Millan Roçen, ka thënë se vendi i tij së shpejti do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e pavarur të Kosovën.
Ai po ashtu tha se nuk do të ngutet me vendosjen e ambasadorit të ri në Serbi.
Ndërkohë, Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Miliband ka deklaruar se Serbia mund të bëhet kandidate për hyrje në BE në vitin 2009 nëse i plotëson obligimet ndaj Tribunalit të Hagës dhe luan rol pozitiv dhe konstruktiv në rajon.
Në një shkrim autorial për “Veçernje Novosti”, Miliband thotë se e di që do të vazhdojnë mospajtimet për Kosovën por shton se duhet fokusuar në qëllim e përbashkët, që të gjitha bashkësitë të jetojnë në paqe.
RTK

garden-of-eatin-restaurant1