Rritet bashkëpunimi kulturor Shqipëri-Mali i Zi

December 26, 2008   | Lajmet / Vijesti

ylli-pango_branislav-micunovic2Shqiperia dhe Mali i Zi kane nenshkruar para dy ditesh nje marreveshje bashkepunimi ne fushen e kultures. Konkretisht, ne datat 20-21 Dhjetor, Ministri i Kultures dhe Turizmit, Ylli Pango zhvilloi nje vizite zyrtare ne Malin e Zi, ku eshte takuar me homologun e tij Branislav Micunovic. Bisedimet mes te dy ministrave u zhvilluan ne Podgorice dhe takimi ne fjale u vleresua nga te dy si teper i rendesishem, ne drejtim te nje bashkepunimi kulturor ne fusha te tilla si ne ate te kinematografise, teatrit, qendrave muzikore, letersise, arteve vizive, trashegimise kulturore, kerkimeve arkeologjike, lidhjen e keshtjellave te Liqenit te Shkodres, ngritjen e muzeut etnografik ne Muriq, bashkepunim ne iniciativen e Unionit te Mesdheut. Gjithashtu ne takim u bisedua edhe per projektin e Keshillit te Evropes per zhvillimin ekonomik te zones se Shkodres permes valorizimit te pasurive kulturore dhe natyrore. Programi Rajonal per Trashegimine Kulturore dhe Natyrore ne Evropen Juglindore, eshte nje program i perbashket i Bashkimit Evropian dhe Keshillit te Evropes i destinuar per nente vendet e rajonit, si kontribut per bashkepunim ne shkalle te gjere te ketyre vendeve ne drejtim te mbrojtjes, konservimit, rehabilitimit te trashegimise kulturore dhe natyrore, duke vene theksin ne zhvillimin e qendrueshem ne drejtim te administrimit urban dhe rural, zhvillimit lokal te kushteve te jeteses dhe mjedisit. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, pas angazhimit te Qeverise shqiptare ne Programin rajonal eshte e perfshire ne kete projekt i cili synon ne financimin e disa objekteve te rrezikuara me qellim permiresimin e gjendjes aktuale te monumenteve te trashegimise kulturore ne gjithe rajonin nepermjet projekteve te restaurimit. Ky projekt i cili ka filluar ne vitin 2003, eshte iniciative e perbashket e Keshillit te Evropes dhe Komisionit Evropian nepermjet Presidentit te tij, Romano Prodi. Aktualisht, MTKRS ka pembushur deri tani me sukses dy fazat e para te projektit, qe jane: se pari hartimi i nje raporti mbi gjendjen e trashegimise arkeologjike dhe arkitekturore ne vend dhe se dyti, hartimi i listes se monumenteve te rrezikuara se bashku me te dhenat teknike perkatese per secilin monument.

Objekte e perfshira ne projekt

Ne liste jane perfshire objekte te tilla si Amfiteatri i Durresit, kalaja e Krujes dhe ajo e Gjirokastres perfshire pazarin dhe disa nga shtepite me te rrezikuara te ketij qyteti, Pazari i Korces, shtepia e Kurpaleve ne Kukes, si dhe nje sere kishash si ajo e Shen Stefanit ne kalane e Rozafes, Shen Prodromit ne Voskopoje, e Tereshenjtes ne Gjirokaster, e Kozares ne Berat etj. Pas plotesimit te ketyre dy fazave, fillon edhe plotesimi i vleresimeve teknike (Preliminary Technical Assessment) te secilit monument dhe percaktimi i kostove per nderhyrjet e restaurimit. Faza perfundimtare eshte hartimi i studimeve te fizibilitetit. Ne kuader te ketij projekti disa eksperte te Keshillit te Evropes kane vizituar Shqiperine dhe disa monumente te listes si dhe kane pasur kontakte me autoritetet me te larta te Ministrise se Turizmit dhe Kultures si dhe eksperte te IMK. Jane hartuar nga ana e IMK-se dy studime fizibiliteti: per Pazarin e Korces dhe banesen e Haxhistases. Me date 21 dhjetor, Ministri Pango i shoqeruar nga homologu i tij malazez vizituan qytetin e Ulqinit ku u priten nga Kryetari i Komunes dhe zyrtare te tjere lokale. I pranishem ishte edhe Ministri per Minoritetet dhe te Drejtat e Njeriut ne Qeverine malazeze z. Fuad Nimani. Ne biseden e zhvilluar u vleresua se ne kuadrin e bashkepunimit kulturor dhe aktivitetet e perbashketa mes Ulqinit dhe qyteteve apo institucioneve kulturore te Shqiperise jane shume te rendesishme. Ky bashkepunim ka qene i mire deri tani, por ne kuadrin e marreveshjes duhet gjetur me shume hapesire per forcimin e tij. Te dy ministrat premtuan ndihmesen e tyre ne kete drejtim.
Koha jonë