Ditë e rëndësishme, por edhe sfida të reja

December 27, 2008   | Shtypi / Mediji
luigj-shkreli

Luigj Shkreli

ferhat-dinosha

Ferhat Dinosha

kryeministri-i-malit-te-zi-millo-gjukanoviq-i-ka-dorezuar-presidentit-francez-nikollas-sarkozyt-aplikimin-per-anetaresim-ne-bashkimin-europianDita e hënë e 15 dhjetorit të vitit 2008 do të mbahet mend si një ditë historike për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, pasi që ky shtet pas dy viteve e më tepër pavarësi definitivisht është përcaktuar për të aplikuar për aderim në familjen më të madhe europiane. Por, në anën tjetër Mali i Zi do të ballafaqohet edhe me sfida të reja për të cilat ai ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me BE. Çka është edhe më e rëndësishme, Këshilli i Europës e ka mirëpritur aplikimi e Malit të Zi.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i ka dorëzuar të hënën në Pariz, Presidentit të Francës, Nikollas Sarkozyt aplikimin e Malit të Zi për aderim në Bashkimin Europian, pasi që Franca mban kryesinë e radhës të BE-së.
Pas dorëzimit të aplikimit, Kryeministri Gjukanoviq ka deklaruar se aplikimi në BE është një ditë historike për Malin e Zi, Ballkanin, por edhe për Europën.
“Jemi të gatshëm që me përgjegjësi të bashkëpunojmë me partnerët europianë, por edhe të gatshëm që tzu përgjigjemi të gjitha sfidave”, ka thënë Gjukanoviq, kurse Presidenti francez, Nikollas Sarkozy është shprehur se nuk ka renditje të përcaktuar, por nëse Mali i Zi do të jetë në mesin e shteteve të para të cilat do tzi plotësojnë kushtet për anëtarësim, atëherë edhe me të parat shtete do tzi bashkëngjitet BE-së, ndërsa komisioneri për zgjërim, Oli Ren ka shprehur kënaqësi që Mali i Zi është i gatshëm dhe i vendosur për rrugën drejt Europës.

Vaselj Siništaj

Vaselj Sinishtaj

Deputeti i ASH, Vasel Sinishtaj, e mbështet aplikimin e Malit të Zi për anëtarërsim në BE, por sipas tij aplikimi në këtë kohë dhe në këtë moment është vetëm një pluhur në sy të qytetarëve të rëndomtë.
“Mosgatishmëria e këtij pushteti për implementimin e Kushtetutës si akt më të lartë juridik të shtetit, korrupsioni dhe kriminaliteti i organizaur, Prokuroria dhe gjyqësia e pavarur dhe e depolitizuar, mospërmbushja e standardeve të parapara me Konventat ndërkombëtare, liritë dhe të drejtat elementare njerëzore e qytetare, posaçërisht të pakicave nacioanale, gatishmëria e pushtetit që ende të riprodhojë procese të montuara politike, e në anën tjetër mosgatishmëria e zbardhjeve të vrasjeve të shumta dhe niveli i ulët i standardeve janë këto sfera, por edhe sfida me të cila ky shtet duhet të ballafaqohet, nëse aplikimi është i sinqertë”, deklaron deputeti Sinishtaj.

Luigj Shkreli

Luigj Shkreli

Për deputetin e PDS Luigj Shkrelin aplikimi i Malit të Zi për në BE është një hap i rëndësishëm për vet faktin se Malin e Zi e çon drejt integrimeve europiane dhe kah familja e madhe e Europës përparimtare, ku do të mbizotërojë e drejta, ligjet afirmative etj.
“Besoj se edhe skeptikët më të fundit janë bindur se e vetmja rrugë e përparimit për Malin e Zi është integrimi në BE dhe në rrjedhat që çojnë drejt prosperitetit dhe përmirësimit të të gjitha vlerave”, ka thënë Shkreli duke shtuar se “ky aplikim lind edhe obligime të reja për çdo segment të pushtetit të Malit të Zi”.

Ferhat Dinosha

Ferhat Dinosha

“Aplikimi i Malit të Zi për në Bashkimin Europian është mjaft i rëndësishëm edhe për Malin e Zi dhe proceset në rajon. Mirëpo kjo nuk do të thotë se të gjitha punët janë kryer”, thotë deputeti i UDSH-së, Ferhat Dinosha, duke shtuar se “Mali i Zi duhet tzi plotësojë ato standarde që do të shtrohen nga ana BE-së, sidomos në fushën e ekonomisë, gjyqësisë, korrupsionit etj”. Sipas tij, Mali i Zi do të ketë obligime edhe për implementimin e standardeve europiane, që në radhë të parë kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave nacionale.
Përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në institucionet dhe organet shtetërore të Malit të Zi, deklaron deputeti Dinosha, është ende shumë i ulët dhe në këtë drejtim absolutisht se duhet punuar më shumë dhe Mali i Zi do të ketë obligime që shqiptarët tzi ketë më shumë të pranishëm edhe në gjykata dhe në dikasterë të tjerë të Qeverisë. Po ashtu ai thekson se Mali i Zi do te këtë obligime të punojë edhe në drejtim të decentralizimit të pushtetit dhe kjo është çështje me interes, natyrisht edhe për shqiptarët.
Dinosha është i mendimit se Mali i Zi duhet të ketë marrëdhënie të mira bashkëpunimi më te gjithë fqinjët, për çka Mali i Zi është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha shtetet përreth. Si gjë të rëndësishme Dinosha sheh edhe kapicitetin dhe gatishmërinë e Malit të Zi për tzu kyçur në integrimet euro-atlantike. Sipas tij, Mali i Zi është i gatshëm të integrohet edhe në strukturat e NATO-s.

Mehmet Bardhi

Mehmet Bardhi

Ndërkaq, deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi deklaron se dorëzimi i kërkesës që Mali i Zi të jetë kandidat për anëtarësimin në BE është një akt i pritur, kur dihet se Mali i Zi është përcaktuar për integrime euro-atlantike.
“Ky fakt do të duhej të ndërgjegjësojë politikën aktuale të Malit të Zi. Mali i Zi në të ardhmen duhet dëshmuar me veprime konkrete për të pëmbushur kërkesat dhe standardet e BE-së në të gjitha sferat e jetës. Këtu sigurisht do të ketë edhe vështirësi. Po ashtu Bardhi përmendi se Mali i Zi do të duhej ta decentralizojë pushtetin, pastaj ai duhet tzua kthejë tokat ish-pronarëve, por duhet pasur edhe bashkëpunim me opozitën”, përfundoi mes tjerash kryetari dhe deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i ka dërguar telegram urimi me rastin e aplikimit të Malit të Zi në BE, Kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe Kryeministrit Gjukanoviq me shpresë se në këtë drejtim do të punojmë të gjithë së bashku në realizimin e detyrave që na presin në të ardhmen.

Nazif Cungu

Nazif Cungu

Edhe Forca e Re Demokratike -FORCA e ka uruar aplikimin e Malit të Zi për anëtarësim në BE duke e vlerësuar atë si një sukses të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e kërkesave drejt BE-së.
Rr.D
Koha Javore