Me ritmin e Gentës

December 27, 2008   | Lajmet / Vijesti

genta-ismaili2Genta Ismaili, këngëtarja që step me pamjen atraktive dhe elegancën në skenë.. … ia doli mbanë të arrinte qëllimin e saj. Të bëjë famë si këngëtare, por edhe t’u rrëmbejë çmimet rivaleve të saj…

Ajo i ka marrosur të gjithë me trupin e saj, aq sa ka rreshtuar pas vetes, njëherësh, me dhjetëra e mijëra adhurues. Duket sikur gjithçka im ka shkrepur si me magji. Një vajzë, pa histori nga pas, shfaqet dhe bën brom menjëherë….që në shfaqjen e parë, që në videoklipin e parë. Diçka më shumë për Gentën përpiqemi të kuptojmë nga intervista ekskluzive për revistën “VIP Press”.

Jeni shquar gjithnjë si një vajzë e bukur dhe mjaft e suksesshme në ambiciet tuaja të karrierës. Keni qenë e vetëdijshme si fëmijë për talentin për muzikë?

Mendoj se bukuria e njeriut vjen nga zemra. Është pikërisht muzika, jo vetëm që më ka mbetur në kujtesë, por që kam qenë dëshirë e imja nga fëmijëria. Por, edhe aktrimin. Shkollën e muzikës e kam regjistruar në klasën e tretë të shkollës fillore në Gjilan, në klasën e katërt regjistrova edhe korin në shkollën e muzikës, kemi mbajtur disa koncerte të ndryshme për fesat, për manifestime të ndryshme. Isha në piano në shkollë të muzikës. Jam e rritur në një mjedis ku mbretëron atmosferë muzikore. Skena është mjaft interesante. Krejt jeta ime është muzikë.

Si e mbani mend fëmijërinë tuaj?

Veten e mbaj mend si një vajzë që kam argëtuar kudo që kam shkuar. Kam pas dëshirë që gjithmonë të jem në qendër të vëmendjes, tip energjik, pak e lazdruar, por e dashur për gjithkënd.

Cila ka qenë këngëtarja jote e preferuar, të cilën e ke pasur qejf që e vogël dhe ke dashur që një ditë të bëhesh si ajo?

Madonna. Edhe Michael Jacksoni (qesh).

Kanë mbetur shumë tipare të “Gentës fëmijë” te “Genta e rritur”?

Humori. I kam detyrua njerëzit gjithmonë të qeshin, kam qenë shumë energjike. Por, edhe personaliteti im.

Sapo keni publikuar videoklipin “Skllave ti kurrë s’do jesh”. Na tregoni diçka rreth punës për të? genta-ismaili

Më është ofruar një projekt për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, më ofruan këngën, e dëgjova, më pëlqeu shumë dhe nga natyra jam një tip që u ndihmoj shumë njerëzve. Kam shumë dhembshuri në shpirt, në zemër dhe më pengon shumë ajo që dëgjoj për vajzat 14-15 vjeçare të cilat hyjnë rrugëve të këqija sepse nuk kanë mundësi të flasin me prindërit ose nuk kanë mundësi financiare të bëjnë diçka tjetër, mendojnë që nuk kanë zgjidhje tjetër. Po ashtu, edhe fëmijët më prekin shumë kur i shoh unë rrugëve në orët e vona dhe kërkojë para.

Çfarë këngësh të pëlqen të dëgjosh kur je e mërzitur?

Këngë të hareshme që kanë për të më disponuar, p.sh. lëshoj këngë me surle, diçka që kërcej, që më bën happy dhe shumë shpejt disponohem pastaj.

Çfarë marrëdhëniesh ke me këngët e tua? Pasi i realizon i dëgjon shpesh ato në shtëpi?

Jo, vetëm në fillim kur i marr, kur e realizoi albumin tim, i marr dhe i dëgjoj. Nganjëherë i dëgjoj me shumë frikë, sepse i frikohem kritikave të mia që i bëj. Gjithmonë punët më vijë ashtu që shumë shpejt duhet bërë diçka dhe nuk kam kohë ta bëjë këngën siç duhet, sepse këtu në Kosovë, absolutisht nuk ka rregull dhe kurrgjë nuk bëhet mirë siç duhet.

Kur realizon një këngë cili është personi prej të cilit do të dëgjosh patjetër opinionin e tij?

Së pari prej Alijes, tezes sime, e shikoj mirë në sy, ia vërej reagimet e fytyrës, konsultohem me nënën time, kritikuesen time më të madhe në botë, që vetëm kur fitova vendin e parë në “Këngën magjike” më ka thënë “Bravo”. Ndërsa deri më sot, ende s’më ka thënë që kam bërë diçka.

Keni provuar shumë rryma muzikore. Ka ende diçka të re për të eksploruar.

Unë, tashti e di kush është me të vërtetë Genta, çka Genta nxjerr prej shpirtit dhe, kam ardhur në përfundim, që stili im, është muzika shqiptare e përzier hip-hop. Ashtu e kam edhe vallëzimin.

Cilat janë pikat që i bashkon dhe i ndan spektatorët, por që jetojnë në vende të ndryshme, sipas gjykimit tuaj…?

genta-ismaili1Pyetje e mirë, pak e vështirë… Nuk do të veçoja ndonjë vend. Por është ndryshe kur paraqitesh në Kosovë dhe Shqipëri, publiku është më i gjallë, e bëjnë vendin më të dashur dhe atmosferën më të këndshme…, ndërsa në Amerikë, shqiptarët më shumë ngurrojnë nga njëri-tjetri, familjet janë më të tërhequra. Mirëpo, kudo më presin mirë, më adhurojnë dhe e di se çka duan dhe sidomos kur u japi diçka që ata s’presin nga unë.

Vajzat e spektakleve, këngëtare të ndryshme tregojnë se kujdesen për linjat e tyre. Ju mbani dietë?

Dieta imë është kjo: pas orës 17, nuk ha bukë.

Sa ndryshon një veshje e përditshme pune me atë që krijohet enkas për një spektakël?

Ndryshon shumë. Në përditshmërinë time kam eliminuar takat, gjithmonë jam në patika, trenerka. Edhe kur vishem elegante, dua të jam komfort.

A jeni dakord me shprehjen se veshja, në një lloj mënyre, tregon edhe personalitetin e një individi?

Nganjëherë po, e nganjëherë jo. Shumë shpesh çuditëm që kur e shoh një njeri në shikim të parë kam krejt një përshtypje tjetër nga ajo kur ulëm dhe bisedoj më të. Si psh . Fadil Berisha.

Aktualisht, a ka ndonjë person që fshihet pas vezullimit të pamjes suaj?

Unë jam vetvetja.

Je një vajzë me fat? Të gjitha aspektet e jetës tënde shkëlqejnë. Tek ti çfarë nuk ndriçon?

Vështirësia deri të mbërrij te fati.

Genta bën pjesë në vajzat që janë amvise të mira, apo që e gjen gjithçka gati?

Të dyja.

Pjata e preferuar?
Ushqimi meksikan, as supën nuk e pi pa qenë e djegës.

Cili është sekreti i lidhjes së frytshme dhe kur keni menduar të vishni fustanin e bardhë?

Fustanin e bardhë e kam menduar ta vesh, atëherë kur unë ia siguroj edhe jetën fëmijëve të mi.

Ke frikë nga monotonia e një lidhjeje?

Mendoj që të gjithë e kanë këtë frikë.

Në zënkat që ndodhin mes çifteve, kush mban më shumë inat?
Kam pasur shumë inat, tash jo.

Më shumë jepni apo merrni në dashuri?

Jap.

Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon?

Më mungon shumë familja që e kam në Amerikë.

Gazmend Kajtazi
Vip press

YouTube Preview Image


4