Video – Në Ulqin u zhvillua Festivali i IV i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2008”

December 27, 2008   | Kulturë / Kultura

Më 18-19 dhjeto në Pallatin e Kulturës në Ulqin u zhvillua Festivali i IV i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2008”.
Në Festival, i cili kishte karakter garues, morën pjesë 24 këngëtarë të rinj, shumica prej të cilëve nga Ulqini, por edhe në qytetet tjera shqiptare, si Tirana, Prishtina, Shkodra, Durrësi, Gjilani, Vlora etj. Po ashtu në Festival morën pjesë me kompozimet e tyre kompozitorë të njohur në rrafshin kombëtar dhe më gjerë, por edhe disa kompozitorë të rinj.
Në mbarim të Festivalit, juria në përbërje nga kryetarin e jurisë nga Ermir Dizdari,Shaban Gjeka etj,Rina fituesja e festivalit u shpreh:”Kjo është hera e parë që marr një çmim, pikërisht këtu në Ulqin, në një vend jashtë Kosovës. Normalisht që ndjehem shumë e emocionuar sepse ky çmim ka vlerë shumë të madhe për mua”, u shpreh ajo pas Festivalit.
Festivali i IV i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2008” ishte një risi për qytetin e Ulqinit dhe u vlerësua nga shumica e pjesëmarrësve. Dy netët e mbajtjes së tij ishin me të vërtetë net feste për fëmijët, për prindërit e tyre, por edhe për të gjithë të tjerët. Këtë e tregoi edhe salla e mbushur gjatë dy netëve të mbajtjes së Festivalit..
“Këtë e ka dëshmuar edhe vetë prezenca e publikut gjatë dy netëve të Festivalit”, thotë ai, duke shtuar se këngët pjesëmarrëse ishin të pranueshme.
Në Festival duket se çdo gjë shkoi si duhet, duke ia filluar nga organizimi, regjia, skenografia, juria e deri te prezantuesit e Festivalit, Zenel dhe Gresa Katana.
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image

3