Politika, shkëndija që s’fiket për Leonorën

December 27, 2008   | Lajmet / Vijesti

leonora-jakupi-7Vajza me flokë natyrale ngjyrë lajthi, tri vitet e fundit ka arritur të ndryshoj look-un e saj, duke preferuar thuajse çdo vit nuanca e më të çelura, sikurse që ka ndryshime të theksuara edhe në ‘stilin’ e saj dhe në këngët e saja … Ajo, nuk kënaqet tërësisht me pamjen e saj. Këtë e pranon edhe vet: “E din si është kjo punë, nëse je njeri publik nuk guxon të dalësh në qytet dosido sepse njerëzit të njohin, dhe kanë dëshirë të të shohin mirë, sidomos fëmijët.”, thotë Leonora duke potencuar se kujdesi për pamjen e jashtme është një lloj respekti për publikun, “Unë të dyja pjesëve ju kushtoj rëndësi sepse jam njeri publik dhe duke respektuar publikun respektoj edhe veten”.leonora-jakupi2
Ajo u lind më 3 mars 1978 në Skënderaj, ndërkaq, qysh nga paslufta jeton në lagjen “Dardania’ në Prishtinë, bashkë me nënën, dhe vëllanë e saj. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare, dhe paraqitja e saj e parë ka qenë në festivalin “Zëri i Drenicës”, me këngën “Dallëndyshe bukuroshe”. Ndërkaq, kënga e saj më e dashura për të, mbetet kënga “A vritet pafajësia”, një këngë të cilën ia dedikoi babait të saj të vrarë, që ishte pjesëtar i UÇK-së. Ndryshe, këngëtarja Jakupi prej 7 vitesh radhazi preferon Durrësin, vend në të cilin ka blerë një shtëpizë, për të kaluar pushimet, jo vetëm në stinën e verës, por edhe fundjavat e stinëve tjera. Ndërkaq, Leonora Jakupi, akoma është ‘beqareshë’, duke mos ngurruar të tregojë hapur, se “ende jam në pritje të dashurisë”…

Në fëmijëri keni qenë një fëmijë i llastuar paksa. Çfarë kujtoni nga fëmijëria?

leonora-jakupi11Shumëçka! Kam qenë fëmija më i madh i prindërve të mi dhe të gjitha dëshirat m’i kanë plotësuar prindërit, sidomos prej babit i cili vazhdimisht më ka marrë me vete nëpër udhëtimet e tij, qoftë edhe në ato zyrtare. Kam qenë njëra nga nxënëset më të mira në shkollë dhe gjithmonë pjesëmarrëse nëpër të gjitha aktivitetet. Kam pasur një fëmijëri të lumtur, një familje të shëndoshë. Natyrisht, pastaj prej fëmijërisë kujtoj edhe pjesët e këqija gjatë periudhës së regjimit serb, natyrisht helmimet e nxënësve, problemet nëpër shkolla, përndjekjet, pastaj zhvendosja nga objektet shkollore nga Skenderaj në një fshat e shumë peripeci tjera.

Si rezultat i fëmijërisë suaj të llastuar ta quajmë, ju keni një shenjë në vetullën e djathtë. Si ndodhi që u lëndove? leonora-jakupi3

Po (qeshet) e kam bërë te dajët, duke luajtur me njëfarë guri, mirë po e mban në mend (qeshet).

E përmendët më lart që keni qenë gjithmonë aktive në fushën e artit qysh nga fëmijëria. A do të thotë që si fëmijë ju lindi pasioni për këngën?

leonora-jakupi-4Është shumë e vërtetë, qysh shumë e vogël, ndoshta sa kam filluar të eci më kujtohet që merrja një karrige dhe hipja mbi të për t`i emituar këngëtarët që i shihja në televizion. Kam qenë njëfarë imitatore shumë e mirë dhe në përgjithësi e kam dashur fushën e artit. Në pikturë kam qenë e jashtëzakonshme, mirëpo meqenëse unë këndoja vazhdimisht dhe duke parë talentin tim, prindërit më kanë ndihmuar shumë që ta realizoj ëndrrën time.

Kënga është art i komunikimit me njerëz. Përse e zgjodhët këtë lloj arti?leonora-jakupi-5

Me qenë në skenë, me qenë afër njerëzve është ndjenja më e mirë, vetëm ai që e përjeton di të tregoj këtë ndjenjë. Ka mënyra të ndryshme të komunikimit me njerëz mirëpo, meqë unë kam zgjedhë këtë fushë, jam shumë e lumtur.

Leonora kanë kaluar 12 vite që kur ju kemi parë për herë të parë në festivalin e RTVSH-së, duke shënuar kështu edhe si fillim i karrierës suaj. Çka konsideroni sukses dhe çka dështim gjatë këtij rrugëtimi 12 vjeçar në skenën e muzikës?

Faktikisht ndoshta po aty edhe shënohet fillimi i karrierës sime.
Edhe unë kam qenë shumë e vogël, në atë festival ka qenë hera e parë. Ndoshta pse ka qenë festivali i vetëm në trojet shqiptare, duke pasur parasysh në çfarë rrethana dhe kushte jetonim në atë kohë, ka qenë mundësia e vetme që të prezantohem në atë festival. Kam marrë iniciativën natyrisht me përkrahjen e prindërve dhe të miqve të mi, kompozitorëve Alfred Kaçinari e shumë miqve tjerë që kam pasur në Shqipëri, ma kanë mundësuar që të marrë pjesë. Në atë festival jam shpërblyer edhe me çmimin “Debutantja më e mirë” dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Dështime nuk kam pasur, sepse në skenë unë e kam pasur përkrahjen e publikut dhe gjithmonë prezantimet e mia nëpër koncerte sallat i kam pas plot me njerëz dhe kjo vetë konsiderohet si sukses. Absolutisht nuk jam imponuar në publik për vetë faktin se unë për 12 vite karrierë kam nxjerr vetëm pesë albume.

Nuk ju shohim shpesh nëpër Prishtinë, a është kjo çështje kohe apo nuk dëshironi të ekspozoheni shumë për t`i lënë vend suksesit nëpër televizione?

leonora-jakupi-8A din si? Ndoshta edhe nuk kam shumë kohë me dalë shumë shpesh, mirëpo unë edhe nuk kam dëshirë të ekspozohem shumë dhe njeriu duhet t`i ketë ato vendet e tij të caktuara ku preferon të shkojë me shoqëri, ku me miq, ku me bashkëpunëtorë

Veturën e keni ndërruar së fundi. Prej një Wolksvagen në një BMW të tipit X3, a është kjo pagesa e një reklame televizive që e ke realizuar?

Wolksagenin e kam ende. Jo, nuk është pagesa e reklamës. Faktikisht veturën e re e kam ble në kohën kur e kam bërë marrëveshje me kompaninë për të cilën e kam bërë reklamën. X3-shi është njëra nga veturat që m`ka pëlqye qysh prej fillimi kur ka dalë n`treg.

Wolksvagenin thatë që nuk e keni hequr, pse kjo afërsi kaq e madhe e Leonorës me këtë veturë, a mos është ndonjë dhuratë speciale nga dikush special? leonora-jakupi-6

Jo është vetura ime e parë që e kam pasë dhe e dua shumë. Shtatë vite kam që e voziti dhe s`besoj që do e shes njëherë. Por edhe na duhet ajo veturë sepse vëllai tash është në studime në Shqipëri dhe po e shfrytëzon ai.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të refuzosh ndonjë këngë për shkak se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd, apo për shkak të tekstit a kompozimit?
Shumë shpesh. Gati gjithmonë, unë mendoj që për ta realizuar një album të mirë me tetë këngë duhet t`i kthesh ose t`i refuzosh diku rreth 30 ose 50 këngë që të ofrohen. Pastaj edhe kompozitorët i kanë ngatërruar ndoshta pak këngëtarët, tregun e ku e di unë. Unë e kam krijuar emrin vetëm me origjinalitet, kështu që nuk preferoj të bëj diçka që del jashtë natyrës time.

Fustanet i keni shumë speciale dhe me sa mbaj mend unë, asnjëherë nuk keni dalë në skenë me të njëjtin fustan. A është kjo shija juaj personale apo është dikush tjetër që qëndron prapa kësaj pjese të suksesit tuaj?

leonora-jakupi4Mirë e ke. Kryesisht për të gjitha veshjet e mia kam pasur njëfarë bashkëpunimi me mamin, se si do të dal, si do të vishem, çka është më interesante e çka jo pastaj veshja duhej t`i përshtatej karakterit tim, këngës gjithsesi. Kohën e fundit një meritë të veçantë e ka edhe dizajneri Valdrini, që m`ka ndihmuar me kreacionet e tij.

Sa i kushtoni pamjes tuaj në skenë dhe në jetën e përditshme, a ka dallim Leonora në jetën e përditshme nga skena?

Në përgjithësi i kushtoj rëndësi pamjes. E din si është kjo punë, nëse je njeri publik nuk guxon të dalësh në qytet dosido, sepse njerëzit të njohin, dhe kanë dëshirë të të shohin mirë, sidomos fëmijët. Duke respektuar publikun respektoj edhe veten.

Sipas teje a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyeshme sot pa provokime skenike? leonora-jakupi-9

Tash është bërë njëfarë trendi me qenë më provokuese në skenë, pastaj të bësh këngë të huazuara, mos me u lodhë shumë duke punuar por t`i marrësh të gatshme. Për mendimin tim nuk është e nevojshme, është e rëndësishme të kesh këngë të mira.

Tema e këngëve tuaja gjithmonë është e përkushtuar tek dashuria. Pse?

Kjo është një pyetje që edhe unë ja kam parashtruar vetes. Ndoshta kishte qenë mirë që në albumin e ardhshëm te merrem pak edhe me tema sociale. Kjo ka ndodhë ndoshta edhe pse unë kam qenë një këngëtare e re dhe kam pasur dëshirë t`i këndoj gjeneratës sime. Unë kam pasur edhe këngë me motive patriotike. Kështu që ja lëmë të ardhmes, besoj që do të merrem më shumë me motive sociale.

Nëpër të gjitha intervistat që keni dhënë deri tash, kur ju kemi pyetur për jetën private apo një lidhje të mundshme, ju gjithmonë keni deklaruar se jeni duke e pritur njeriun tuaj të zemrës. A mos po e tremb Leonorën një lidhje që do ta çonte deri në martesë?

leonora-jakupi-12Jo, nuk më tremb kjo. Edhepse njeriu duhet me qenë i përgatitur për të hyrë në martesë, unë konsideroj që akoma nuk jam e përgatitur, kamë disa tjera punë për të bërë para se të vijë deri tek martesa. Por, assesi nuk me tremb, sepse është një proces që duhet të vijë. Kur vjen nuk e di.

Kur dashuron Leonora?leonora-jakupi-13

Familjen time e dua më së shumti në botë, sidomos mamin. Por në atë aspektin që po pyesni ju, kur të dashuroj kam me t`tregu sinqerisht.

A keni të dashur?

Leonora: Jo.

Kujt i keni thënë për herë të fundit të dua?

Mbesës sime të vogël që mezi po pres të vijë në këtë botë.

Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë?

Ndoshta shumëçka, ndoshta asgjë. Varet.

Cila është pjesa e trupit të një mashkulli që do t`ju kishte pëlqyer?

Duart dhe dhëmbët.

Puthja e parë nëse të kujtohet?

Moti, shumë moti.

Si mund të fitohet një mashkull sipas teje Leonora? leonora-jakupi-15

Duhesh me qenë vetvetja, mos të ikësh nga karakteri yt, të jesh natyrale në mënyrën e komunikimit. Nuk ka ndonjë filozofi, sepse njerëzit mendojnë që duhet të bësh kushedi se çka për ta fituar një mashkull. Gjërat duhet të rrjedhin natyrshëm dhe nëse veç e gjen një gjuhë të përbashkët, me siguri se do ta fitosh.
Lista e kritereve tuaja për një mashkull?

Jo, nuk ta tregoj sepse mi vjedh mandej (qeshet).

Po CD-të që i dëgjoni më së shpeshti në makinë?

Duhet të mendoj cilat i kam në makinë tash. E di që i kam dy CD që nuk i kam hequr me vite nga vetura, është Celine Dion dhe Mariah Carey dhe i dëgjoj vazhdimisht. Përndryshe cd-të e Sabri Fejzullahut, i kam gjithmonë në veturë, Sinan Vllasaliun patjetër.

A këndon në dush? leonora-jakupi16

Rrallë shumë rrallë, sepse kur jam në dush jam e preokupuar me diçka tjetër (qeshet).

A jeni nga ata persona që flet vetëm njëherë, apo mund të negociohet me ju?

Varet për çka. Jam shumë e vendosur, i kam kriteret e mia për punën që bëj dhe jam strikte në atë që flas. Por edhe mund të negociohet.

Një dëshirë e jotja, qoftë edhe joreale që do të doje shumë ta realizoje, përpara se të iknin vitet?

Dëshirat që i kam pasur i kam realizuar edhepse njeriu nuk ngopet asnjëherë me dëshira, gjithmonë lind një dëshirë e re. Kisha pas dëshirë me qenë me familje, me një familje të shëndoshë, fëmijët e mi, kjo është e tëra.

A e shikoni karrierën si një mundësi të mirë për të qenë e lumturleonora-jakupi17 apo mendoni se karriera ndonjëherë të bën të ndjehesh e vetmuar?

Të jesh person publik natyrisht që privohesh nga shumë gjëra, kështu që njeriu vet e bën vetën të lumtur. Askush nuk ta ofron një lumturi nëse nuk punon për ta arritur. Mirëpo njeriu mundet me qenë me pak i lumtur, nuk është karriera ajo që të bën të lumtur, janë njerëzit, miqtë, udhëtimet. Karriera edhe të privon nga lumturia shpeshherë.

Nëse do të kishit zë dhe nuk do të mund të ishit këngëtare, çfarë do të ishit?

Do të isha marrë prapë me art, edhe pse kohëve të fundit po më pëlqen politika. Thash edhe në fillim që kam pikturuar shumë mirë dhe vazhdoj ende kur gjej kohë të lirë. Kështu që me siguri do të kisha qenë piktore.

… a është ky një sinjal që në të ardhmen do t`ju kemi në politikë?
Ndoshta, kur t`i bëj edhe do vite, atëherë kur zëri fillon të me lej dhe s`mund të jem aktive në skenë.

leonora-jakupi18A mendoni se muzika është një bazament i mirë për një politikane të ardhshme?

Pse jo, mund të jetë. Janë dy fusha krejt ndryshe njëra me tjetrën. Mendoj që do ta kisha dhënë një kontribut, sepse jam fytyrë publike, i njoh problemet sociale. Të jesh personalitet publik dhe afër me njerëzit, e lehtëson këtë punë.

Çfarë ju hidhëron Leonora?

Në kohën që po jetojmë më preokupon ekonomia dhe kisha pasur dëshirë që në të ardhmen, faktikisht gjithmonë e kam cekur se gjatë karrierës sime do ta formoj një organizatë humanitare e cila do të ishte marrë me problemet e njerëzve të varfër. Kështu që kjo është një ëndërr që shpresoj ta realizoj në të ardhmen.

Ndërkohë që nëna juaj i menaxhon paratë tuaja, në një të ardhme kur do të martoheni a do ta ndërroni menaxherin?

Jo, asnjëherë jo. E marr mamin me vete me siguri (qeshet).

Arbesa Hoxha
VIP Press

YouTube Preview Image

3