Abramoviç: Çelzi në shitje

December 29, 2008   | Sporti / Sport

roman-abramovicKriza e madhe botërore nuk ka kursyer as miliarderin rus Roman Abramoviç, i cili për shkak të humbjeve të mëdha mendon të largohet nga skuadra Londineze Çelzi.
Pas krizës së madhe financiare, pronari i skuadrës futbollistike, Çelsi, rusi Roman Abramoviq, ka vendosur të shesë skuadrën, të cilën më herët e kishte blerë vetëm për shkak argëtimit. Sipas gazetës gjermane “Bild” pasuria e Abramoviq-it, në fillim vlerësohej 16.7 miliard euro, ndërsa sipas vlerësimeve të fundit ajo tani ka rrënë në rreth 2.3 miljard euro. Koha kur Abramoviq shpenzonte mbi 100 milion euro për futbollistë të rinjë ka përfunduar, ndërsa tani kriza që ka kapluar Abramoviq-in e detyroi atë që të përjshtojë nga puna 15 agjentë që punonin në gjetjen e talentëve të rrij.  Situatën e palakmueshme në të cilën gjendet Çelsi i Abramoviçit e tregon edhe fakti se që nga fillimi i muajit dhjetor futbollistët nga xhepi i tyre paguajnë drekat në mes të stërvitjeve. Mirëpo që nga java e fundit e vitit 2008, si duket rusi është në probleme edhe me të mëdha financiare, pasi që përfundimisht duhet të vendosë, të shesë skuadrën e tij futbollistike, apo të ndahet me anijën e tij luksoze?
Sipas informatave të fundit Abramoviq është shumë afër shitjes së Çelsit, dhe vetëm pret ndonjë të interesuar,që t’ia shesë paketin udheheqës të skuadrës. Ambramoviç te Çelsin e bleu para disa viteve dhe me investimet e mëdha arriti të ngrejë në mesin e skuadrave më të forta Evropiane, ndërsa fitojë edhe titullin në Premier Ligë pas një pauze 50-të vjeçare.

Mensur Saiti
ALSAT-M

garden-of-eatin-restaurant23