Blero: Me kë e ndan shtratin?

December 29, 2008   | Lajmet / Vijesti

bleroBlero ende nuk ka një lidhje serioze me ndonjë vajze, sado që është përfolur shume se ai është në lidhje dashurie me Besa Gashin ish- Miss Kosova. Ai ka deklaruar publikisht se nuk e ndan shtratin e tij ‘dopio’, me ndonjë vajzë. I pyetur nëse i ka ndodhur ta ketë dike në shtratin e ri të cilin nuk ka shumë kohë që e ka vendosur në apartament, po ashtu të blerë së fundmi, Blero ka thënë: “Ka ndodhur ta ndaj shtratin…ka ndodhur nuk mund të them se jo. Por ju e dini që kur nuk ke një lidhje serioze është pak më e vështirë të kesh dikë aty. Ndërsa kur të kem ndonjë lidhje serioze atëherë me siguri që do të jetë shumë më ndryshe- ka thënë Blero. Ndërsa sa i përket përdorimit të telefonit, Blero ka pohuar se ka pasur raste kur ai ka folur deri në 7 orë në telefon. “…e dini si është kur je shumë i dashuruar…mund të flasë me orë të tëra në telefon…unë kam pasur një periudhë të tillë dhe mund të them se kam folur deri në 7 orë….” tha Blero. Këngëtari kosovar ka blerë një apartament në Prishtinë të cilin është duke e rinovuar. Se me kë dhe kur do ta ndajë atë me ndonjë vajze nuk dihet ende.
Bluetooth

YouTube Preview Image
1