Iniciativa për ndryshimin e nenit 148 të Statutit të Komunës së Ulqinit

December 29, 2008   | Lajmet / Vijesti

nazif-veliqiI nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Koalicioni i organizatave joqeveritare “Bashkëpunojmë drejt qëllimit” në bashkëpunim me USAID/ORT
ka filluar realizimin e projektit ”Duar të pastra në politik” i cili para së gjithash ka për qellim të përkrah iniciativat qytetare të orientuara në luftën kundër korrupsionit, respektivisht të rris transparencën e punës të vetëqeverisjes lokale.
Projekti realizohet në pesë komuna në Mal te Zi e ato janë: Plevla, Bjello Pole,Nikshiq, Herceg Novi edhe Ulqin. Këto komuna janë të kyçura në këtë projekt sepse sektori joqeveritar në këto komuna ka pasur një bashkëpunim korrekt me organet vetëqeverisjes lokale. Shpresojmë se këto komuna do t’iu shërbejnë si shembull pushteteve tjera lokale, që duke bashkëpunuar t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta.
Me këtë projekt Koalicioni i OJQ-ve dëshiron t’i mobilizojë qytetaret në aksione konkrete me qëllim të rritjes së transparencës së punës së vetëqeverisjes lokale dhe zvogëlimin e korrupsionit. Qëllimi i projektit
është t’i inkurajojmë këshilltarët dhe zyrtaret lokal që të përkrahin iniciativat ose peticionet qytetare, si dhe të forcojmë etiken profesionale në vetëqeverisjen lokale. Synimi ynë është që edhe në Komunën e Ulqinit të arrijmë rezultate të konsiderueshme në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në ushtrimin e vetëqeverisjes lokale. Mirëpo, në këtë aspekt ndeshemi me pengesa të dukshme.
Statuti i Komunës së Ulqinit, në kapitullin III – “Pjesëmarrja e qytetarëve në realizimin e vetëqeverisjes lokale”, në nenin 148 parasheh që iniciativën qytetare mund ta dorëzojnë 5% e qytetarëve. Kjo përqindje është tepër e lartë në raport me numrin e popullsisë së komunës. Eksperienca nga komunat tjera tregon se për kualifikimin e iniciativës qytetare, duhet të merret parasysh numri i popullsisë (tabela në vazhdim).
Kjo përqindje kaq e lartë e shuan motivimin e qytetarëve që të ndërmarrin një iniciativë qytetare,respektivisht që të paraqesin kërkesat dhe nevojat e veta në raport me vetëqeverisjen lokale. Si rezultat i kësaj, edhe Qeverisje lokale mbetet pa propozime cilësore të qytetarëve. Një situatë e tillë padyshim që nuk kultivon bashkëpunimin e suksesshëm mes qytetarëve dhe qeverisjes lokale.
Nisur nga kjo, paraqesim iniciativën për ndryshimin e Statutit të komunës së Ulqinit, neni 148.iniciativa-per-ndryshimin-e-statutit
Konsiderojmë se me zvogëlimin e kësaj përqindjeje, qytetarët do të kenë mundësi shumë më të madhe që realisht të marrin pjesë në realizimin e vetëqeverisjes lokale. Në këtë mënyrë, në komunën e Ulqinit do krijohet hapësirë për bashkëpunim cilësor të të gjithë subjekteve, e në këtë mënyrë edhe për rritjen e mirëqenies së komunitetit.
Propozojmë që me Statut të përcaktohet që 2% e qytetarëve me të drejtë vote, mundë të paraqesin iniciativën qytetare.
Me shpresë se do ta pranoni iniciativën dhe se do të ndërmeerni veprime për ndryshimin e Statutit të komunës së Ulqinit, ju falenderojmë që më parë.
Me respekt,
Për Koalicionin e OJQ-ve
Goran Gjuroviq

Koordinator lokal
Nazif Veliqi

YouTube Preview Image