Lirohen biletat e fluturimeve për Tiranë

December 29, 2008   | Rajoni / Region

aeroporti_i_prishtinesMinistria e Trasportit të Kosovës ka hequr taksat për linjën Prishtinë-Tiranë duke zbritur koston e biletës nga 120 në 80 euro.
Lirohen për tridhjetë për qind biletat për udhëtarët në realacionin Prishtinë-Tiranë. Këtë e bërë të mundur Ministria e Transportit e Kosovës, e cila ka hequr taksat për udhëtarët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinsë drejt atij të Rinasit, duke e zbitur kështu biletën kthyese që sillej nga 110 deri në 120 euro në 80 euro. Kështë ka njoftuar për ALSAT ministri i Transportit Fatmir Limaj.
Ndërkohë edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës pritet të zbres taksat për aviokompanitë që fluturojnë në realacionin Prishtinë-Tiranë për të zbritur akoma çmimin e billetës për udhëtarët.
“Aeroporti së bashku me Ministrin Fatmir Limaj, kanë ndërmarrë një inciativë, që jo vetëm me Shqipërin, por që për linjat e shkurtra që operojnë në një distancë prej 200 klm, prej Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës që nuk përfshinë këtu vetëm Tiranën, por Shkupin, Ohrin, Podgoricën, dhe Aeroportet tjera, të shikohet mundësi e heqjes së taksës për udhëtarët që është në shumë prej 20.53 euro. Ministri Limaj pastaj e ka marrë një vendim për heqjen e kësaj takse së bashku me autoritetin civil të aviacionit. Unë besoj se sot një biletë në këto drejtimë nëse kushton prej 100, 110 euro, një ëndërr e cila ka qenë prej disa viteve që bileta në Kosovë të shkon ne 50, 70 apo 80 euro, do të bëhet realiet gjatë vitit 2009”, deklraon drejtor i Aeroportit të Prishtinës, Agron Mustafa.
Autoritetet e Kosovës presin që masa të njëjta lehtësimi për udhëtarët të ndërmarrin edhe autoritetet e shtetit shqiptarë, për t’iu mundësuar qytetarëve të të dyja vendeve që të udhëtojnë më shpesh dhe më lirë në realacionin Tiranë-Prishtinë dhe anasjelltas.
Ndërkohë Aeroporti i Prishtinës e ka vlerësuar mjaft të sukseshsëm vitin 2008, gjatë së ciklit ka pasur rreth 1.2 milionë udhëtarë dhe ka shënuar një buxhet dukshëm më të madh financiar në krahasim me vitit tjera.
Nagihane Tabaku
ALSAT-M