Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, reagon Riza Halimi

January 2, 2009   | Rajoni / Region

rizahalimiDeputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, vlerësoi sot se arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk çojnë drejt stabilizimit të situatës në këtë rajon.
Ai tha se “ishte absolutisht e panevojshme që në aksionin e arrestimit të marrin pjesë më se 100 pjesëtarë të xhandarmerisë, me bllokim të rrugëve dhe me keqtrajtimin e banorëve”, komentoi Halimi për gazetarët në Kuvendin e Serbisë.
Sipas tij, “dikujt i leverdis që në jug të Serbisë, kohë pas kohe, të ngrihet temperatura, për të arsyetuar përdorimin e xhandarmerisë”.
Deputeti Halimi tha më tej se “absolutisht, kjo nuk është në rregull dhe nuk i kontribuon stabilizimit të këtij rajoni” dhe theksoi se aksioni i arrestimit ishte realizuar me shumë tejkalime të autoritzimeve zyrtare, me ç’rast është rrahur një i ri dhe “ka pasur provokime policore të pjesëtarëve të xhandarmerisë”.
Sipas tij, “shqyrtimi i rasteve penale të periudhës së mëhershme duhet të bëhet në procedura normale”.
Europaelire

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/arretimetpresheve.flv

Top Channel