U mbajt seanca XVII e kuvendit të komunës urbane të Tuzit

January 7, 2009   | Reportazh / Reportaža

keshilltaret-e-kuvendit-te-ku-te-tuzitSkeptikë në realizimin e kërkesave
Tuz- Këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit, të hënën në objektin e ri të KU të Tuzit njëzëri miratuan Vendimin mbi format e mbrojtjes sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, Vendimin për bursat e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, Planin për mënyrën e krijimin të kushteve në lëmin e sportit dhe të prevencës së narkomanisë, Planin për mënyrën e krijimit të kushteve për zhvillimin e bujqësisë dhe Raportin mbi zgjidhjen e çështjeve administrative tek administrata e KU të Tuzit.
Ndërkaq, Vendimi mbi ndarjen e çmimit të 29 shtatorit dhe Raporti mbi punën e Institucionit Publik “Djeçiji Savez” nga Podgorica u refuzuan, pasi që të parin e kërkoi këshilltari, Vasel Sinishtaj (ASH) dhe të dytin këshilltari i PSP, Zhelko Miliq, duke i vlerësuar ato si të panevojshme për diskutim. Po ashtu në këtë seancë u mbyll edhe mbledhja e XIII-të e Kuvendit të KU të Tuzit, pasi që propozuaesi e ka tërhequr propozimin për organizimin e referendumit për komunë të mëvetësishme të Tuzit.
Këshilltari për sport dhe narkomani pran KU të Tuzit, Pal Dreshaj, në elaboratin e tij përmendi disa strategji me të cilat sporti në këtë trevë do të ishte edhe më i avancuar. Këshilltari Dukoviq u shpreh pesimist për elaboratin që kishte propozuar Dreshaj, kurse Omer Axhoviq (PDS) propozoi në elaboratin për zhvillimin e bujqësisë të cilin e ka përgatitur këshilltarja për bujqësi, Ismeta Gjoka që të përfshihet edhe ushqimi ekologjik.
Këshilltari i PSD, Ismet Gjokoviq, pyeti se si është e mundur të zhvillohet sporti dhe bujqësia në këtë trevë me shumën prej 2000 euro.
Në të ardhmen KU do të finacojë 3 studentë dhe dy gjimnazistë, bursa e të cilëve do të jetë e barabartë me pagën më të ulët mujore.
Nikollë Camaj vuri në dukje se sipas planit financiar është vështirë se mund të ralizohet ajo që propozohet, kur kemi parasysh faktin se edhe 500.000 euro që kanë qenë të parapara vitin e kaluar për palestrën sportive, sivjet nuk figurojnë fare.
Rr.D
Koha Javore

YouTube Preview Image