Gjukanoviqi po e përgatit trashëgimtarin

January 8, 2009   | Politika

dukanovic-_luksicKryeministri malazez, Milo Gjukanoviq, nuk mendon të mbetet në krye të Qeverisë nëse Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), të cilën ai e udhëheq, nuk i fiton përsëri zgjedhjet, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen më 29 mars.
Gjukanoviqi, sipas gazetës ditore malazeze ‘Dan’, e cila thirret në burime brenda qeverisë, për mandatar për krijimin e qeverisë së re do ta propozojë ministrin e Financave dhe zëvendëskryeministrin e tretë aktual të qeverisë, Igor Luksic. Duke e propozuar për zëvendëskryeministër të tretë, Gjukanoviqi deputetëve të parlamentit malazez u tha se ai nga posti i ri do të merret me zbutjen e pasojave të krizës ekonomike globale.
Drejtori politik i DPS, Predrag Sekuliq, as nuk e konfirmoi e as demantoi këtë informacion. Ai për ‘Dan’ pohoi se Gjukanoviqi tash për tash nuk e njoftuar kreun partiak për synimin që kolltukun kryeministror t’ia lëshoj Luksic, nëse DPS nuk do të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të reja.
Gazeta përkujton se, Luksiq edhe më parë ishte favorit i Gjukanoviqi dhe se ishte përmendur shpesh për postin e kryeministrit edhe gjatë tërheqjes së kaluar të Gjukanoviqi nga postet publike, në vitin 2006, megjithëse asokohe ishte krijuar një mosmarrëveshje serioze në kreun partiak, sepse emërimin e Luksiq e kishte kundërshtuar nënkryetari i partisë, Svetozar Maroviq.
Analistët malazezë vlerësojnë se është reale të pritet që Gjukanoviqi të mos jetë më kryeministër, edhe pse mendojnë se i gjithë pushteti gjithnjë do t’i mbetet Kabinetit ku ai do të jetë i ulur.
Gazeta Express

YouTube Preview Image