Shqiptarët e Malit të Zi, të fundit për punë!

January 10, 2009   | Reportazh / Reportaža

stop-diskriminacija-_diskriminimi

Të pashpresë për të gjetur punë, të rinjtë shqiptarë po e largohen nga Mali i Zi. Lindon, një i ri Shqiptar nga Mali i Zi, studjon në degën ekonomi në Shkodër, Shqipëri. Nuk është zgjedhja ime thotë ai, por është zgjidhja e vetme reale që mund të studjoja në gjuhën amtare. Është e vështirë të ndjekësh leksionet në një gjuhë që e di vetëm sipërfaqësore shtoi ai, në reference të Serbishtes gjuhës nacionale në Malin e Zi. Shumë shqiptarë etnikë jetojnë në fshatrat e Malit të Zi afër kufirit me Shqipërinë kun ë disa prej tyre kanë shkolla fillore dhe te mesme bilinguale(dy gjuhëshe). Krahina e Malësisë, është shtëpia e 15.000 shqiptarëve. Ata përbëjnë 75 % të popullsisë ku pjesa tjetër janë malazesë dhe muslimanë. Partitë qeverisëse të Malit të Zi që mbështesin pavarësinë nga Serbia, mbështesin konceptin e një shteti bazuar në qytetarët e tyre. Ata bien në kundërshtim me ideologjitë bazuar në nacionalizmin etnik, e cila sipas tyre është vecori negative e Serbisë dhe e shtetve të tjera në rajon. Shumica e Malazesëve janë dakort dhe e shohin republikën e tyre si një shoqëri multietnike ku Shqiptarët që përbëjnë 7% të populsisë s`do të konsidoren si askushi. Jelena Vuletic studente për drejtësi në Universitetin e Podgoricës, thotë se Shqiptarët nuk janë më keq se të tjerët, dhe se Mali i Zi s`ka shtetas të dorës së dyte. Ata mund të insistojnë të kenë arsimimin në gjuhën e tyre dhe ti japin fund pakicës, ose mund të përkulen dhe të bashkohen me shumicën theksoi më tej ajo. Shumica e shqiptarëve mendon se cështja është me e komplikuar. Ata insistojnë se janë akoma objekt e disa formave të diskriminimit. Statistikat zyrtare tregojnë se Shqiptarët janë shumë të pakët në shërbimet civile gjë që përbëjnë rreth 0.05 %. Për shembull, në kryeqytetin Podgorica, s`ka asnjë shqiptar në sistemin juridik. Ferhat Dinosha, parlamentar i Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar, thekson se shumica e Shqiptarëve pasi marrin diplomat shkojnë gjetkë pasi nuk gjejnë dot punë këtu . Nëse Mali i Zi fiton pavarësinë, Besoj se do të jetë më mirë për të rinjtë shqiptarë shtoi ai. Dinosa tha se PBDSH-ja ka përgatitur një draft për pjesëmarrjen e Shqiptarëve në shërbimet publike. Ai gjithashtu shtoi se parlamenti ishte duke adoptuar një ligj për minoritetet. Qeveria ka marrë disa hapa ndihmëse për minoritetet në fushën e edukimit. 2 vjet më parë është hapur Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitet i cili është fokusuar në trainimin e mësuesve, dhe rreth 40 mësues të ardhshëm studjojnë aktualisht atje.
Dragan Kujovic, zëdhënës i parlamentit dhe zyrtar i lartë në partinë qeverisëse Partia Socialiste Demokratike(PSD) thote se nuk ka diskriminin të Shqipëtarëve në Malin e Zi. Unë besoj në konceptin e shtetasit shtet thote Kujovic, por neve duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar shqiptarët të futen nëpër institucione, duke u bazuar në kriteret profesionale. Ndërkohë që shqiptar ka zgjedhur emigracionin si zgjidhje e dilemave të tyre. Qemal Nikaj, drejtor i Trojet, një organizatë jo-qeveritare që punon me popullsinë nga Malësia, thotë se janë rreth 25 000 30 000 Shqiptarë nga rajoni që kanë lënë shtëpitë e tyre. Shumica e tyre kanë emigruar në vitet `90 ku ishte e pamundur të gjendej punë si shkak i luftës së Ballkanit. Një nga arsyet që ka rënë numri i emigrantëve tani thekson Nikaj është sepse tani është shumë e vështirë të kalosh kufinjtë. Ai shtoi – se nëse situate vazhdon kështu edhe 15 vjetët e ardhëshme Shqiptarët në Malësi do të bëhen një pakicë.
Sipas Zyrës së Punës Malazese, 18.6 % të popullsisë është papunë, ndërkohë që në Malësi gjendja është shumë më keq. Dhe nëse je një shqiptar është akoma shumë herë më vështirë të gjesh punë vazhdoi Nikaj. Ka shembuj për të treguar këtë, rreth 97% të të rinjve Shqiptarë në këtë zonë janë të papunë. Tradicionalisht njerëzit në këtë zonë janë fermerë. Por vetëm një përqindje e vogël e tokës punohet tani, sepse ka rënë rëndësia e këtij sektori. Nikaj theksoi gjithashtu se edhe parlamentarët që përfaqësojnë comunitetin shqiptar nuk punojnë mirë. Për momentin janë 2 parti që përfaqësojnë Shqiptarët në parlament, Bashkimi Demokrat Shqiptar (BDSH) dhe Aleanca Demokratike (AD). Lideri i partisë AD, Mehmet Bardhi, kërkon të bëhet një ligj iri për të përcaktuar më qartë statusin e minoriteteve etnike. Gjithashtu ai thote se qeveria duhet te demostrojë më shumë konfidenca minoriteteve etnike. Qeveria nuk i beson minoriteteve etnike, dhe shqiptarëve në veçanti thotë Bardhi, Shqiptarët nuk e kanë dëmtuar asnjeherë Malin e Zi por ata gjithnjë kanë luftuar për të drejtat e tyre- shtoi ai. Në vitin 1999 shumë Shqiptarë u futën në radhët e policisë, por Bardhi thekson se numri i oficerëve që sherbejne me comunitetin është shumë larg. Ai shtoi gjithashtu Të paktën tani mund të fliten të 2 gjyhët nëpër gjykata dhe polici kur kanë të bëjnë me minoritarët Shqiptarë . Bardhi thote se të rinjtë Shqiptarë janë të detyruar të lënë vendin e tyre pasi nuk mund të gjejnë dot punë. Ai theksoi se e gjithë administrate në vendet ku jetojnë Shqiptarët nuk janë Shqiptarë dhe ata marrin të gjitha vendimet në emër të tyre. Ministri për etnikat dhe të drejtat e pakicave nacionale, Gëzim Hajdinaga, thotë se gjëndja nuk është aq e keqe siç thotë Bardhi. Ai thotë se qeveria po punon që pakicat të marrin pjesë në administratën lokale dhe qëndrore. Kjo përqindje do të rritet megjithëse është e vërtetë sot përfaqësimi realist i grupeve minoritare, vecanërisht Shqiptarët kanë një distancë të madhe- thotë ai. Ai shtoi se Shqiptarët që jetojnë jashtë duhet të investojnë në Malin e Zi që të krijojnë funë te reja. Besoj se diaspora do të investojë këtu, pasi ka më shumë Shqiptarë sesa malazesë këtu shtoi Hajdinaga. Gjithashtu Hajdiaga thekson se nuk ka pothuajse asnjë ankesë të diskriminimit të Shqiptarëve, dhe me ato të pakta që janë s`mund të nxjerrim një konkluzion të përgjithshëm. Jo të gjithë shqiptarët i përkasin ose mbështesin minoritetin etnik shqiptar. Disa si Nikolla Gegaj janë antarë të partisë qeverisëse ne vend. Gegaj thote se: Të rinjtë Shqiptarë janë nënshtetas me të drejta të barabarta të cilët mund të influencojnë në imazhin e Malit të Zi në botë. Ai thekson se: Shqiptarët njihen si poliglotë mund të mësojnë shumë lehtë gjuhët e huaja, dhe unë nuk besoj se në krahinën e Malësisë të ketë Shqiptarë që nuk flasin gjuhën zyrtare të Malit të Zi. Një histori e suksesshme e Shqiptarëve vjen nga Robert Camaj, një Shqiptar etnik I cili ka mbaruar studimet për Drejtësi dhe tani Punon në Zyrën e Punësimit të Malit të Zi.Camaj mbaroi shkollën e mesme në Gjuhën Shqipe dhe u regjistrua në Universitetin e Podgoricës në Degën Drejtësi, ku mësimi bëhej në gjuhën zyrtare. Ai nuk mendonte se do ta pranonin sepse në kohën kur u regjistrua, filloi lufta në Kosovës. Mosnjohja shumë e mirë e Serbishtes i bëri shumë të vështirë dy vitet e para. Por ai nuk u dorëzua dhe donte t`u tregonte të rinjve Shqiptarë që dëshironin të shkolloheshin se Serbishtja nuk ishte një pengesë për shkollimin e tyre. Këshillat e Camaj për të rinjtë Shqiptarë është nëse dëshirojnë të studjojnë në gjuhën amtare, por të përgatiten që të studjojnë edhe në gjuhën zyrtare nëse ju duhet. Por Lindoni nuk ndan të njëjtin optimizëm me Camaj për të ardhmen në Malin e Zi. Ai planifikon që me marrjen e diplomës të shkojë për punë në Evropën Perëndimore ose në Amerikë ku shumica e Shqiptarëve të Malësisë kanë emigruar atje.”Jo thotë ai, s`mund të jetojë këtu as tani dhe as pas 10 vjetësh.
Gentian Cekrezi
Gazeta Start

http://www.dailymotion.com/video/x74lew