Ingrid Gjoni: Ja si arrita të dobësohem për klipin

January 11, 2009   | Lajmet / Vijesti

ingrid-gjoni1Interviste: INGRID GJONI
Ja si arrita te dobesohem per klipin

E nxehte edhe ne dimer, sepse tashme eshte identifikuar si koketa e klipeve “hot”. Pas zhurmes se krijuar ne media per nje sherr banal me nje grup vajzash, Ingrid Gjoni ia beh me nje klip te ri per te treguar se asgje s’ka ndodhur, dhe e gjitha ishte nje sajese mediatike dashakeqese: Thyen heshtjen dhe ekspozon linjat. Ca kile me pak, e veshur me te zeza ne klipin e saj te ri “dance” eshte kujdesur te duket sa me sensuale ne saje te Princ Aleksander, regjisorit te njohur maqedonas. Me veshje baleti prej leshi punuar, dhe me nje kercim alla Madonna, ajo tregon dhe linjat e saj me te dobesuara ne klipin e ri. Por edhe pse eshte dimer eshte zhveshur perseri, nje menyre kjo per t’i dale kunder thashethemnajes (sic ajo e quan), qe ne barkun e saj nuk ekziston asnje shenje thike, ashtu sic mediat shkruan pak kohe me pare. Dhe per t’i treguar publikut te kunderten ka vendosur te zhvishet serish ne klip, ndersa pohon se ka hapur dhe nje proces gjyqesor per kete. “Tashme e kam kuptuar, qe sa me shume koncerte e klipe, dhe sa me pak intervista ne gazeta”, thote Ingridi, pasi vetem me kane prishur pune”. Ne nje menyre apo ne nje tjeter thote se nuk i duhen me gazetaret qe te ndaje intimitetet me ta. Sepse sekretet e saj mund t’ia rrefeje Ciljetes, mikes se saj me te mire, edhe pse ne muzike s’jane vecse dy rivale te forta. Klipi “Puci, puci”, qe publikuan ne vere e beri punen e vet. Ishte nje ide e zgjuar e dy vajzave per te bere nje “scoop” muzikor dhe mediatik, dhe per te terhequr sa me shume fansa prane vetes. Tani mund te vazhdojne ne tregun muzikor te ndara. Dhe per Ingridin eshte momenti te shijoje suksesin e klipit “Njeri-tjetrit”. Por duket se klipet e saj e pasojne njeri-tjetren me shpesh se kengetaret e tjere? “Jo, me duket normale nje klip ne gjashte muaj”, thote ajo.

Klipi ri, ku ju shfaqeni elegante. Ka qene synim ne vetvete per te treguar se jeni teresisht ne forme?
Po e vertete, qe kam humbur disa kile nga pesha ime. Por persa i perket klipit mendoj se erdhi koha te dilja me nje realizim muzikor e vetme, pas klipit “Puci puci”, ne bashkepunim me Ciljeten.

Jeni ende mike me Ciljeten?
Si gjithmone, shoqe te pandara me njera –tjetren. Na ndajne disi koncertet pasi nuk mundemi t’i planifikojme dot njesoj.

Ne disa sekuenca te klipit ju shfaqeni e zhveshur, ku del ne pah pjesa e barkut. E qellimte?
Ne njefare menyre po. Por mund te sqaroj se persa u perket thashethemeve per incidentin, une e tregova tek emisioni “Zone e lire”, ku nxora barkun, dhe u pa qe s’kisha asnje shenje. Per t’i bindur njerezit deri ne fund vendosa ta bej kete gje dhe ne klip ku shfaqem e zhveshur ne disa momente.

Shume klipe te reja. Perse e beni kete?
Mendoj qe jo aq shpesh. Nje klip ne gjashte-shtate muaj nuk eshte shume per nje kengetar qe eshte ne treg.

Eshte e vertete televizionet muzikore me te cilat ju bashkepunoni financojne klipet tuaja?
Jo. Normal bejne leshime por jo falas.

Dukeni ne klipin e ri sikur imitoni paksa Madonnen?
Tani qe po ma thoni ju po e mendoj, sepse s’kam pasur asnje model ne mendje. Une aty kercej, baleti eshte njesoj per te gjithe dhe veshjet e baletit po ashtu jane njesoj.

Pas ndarjes aq te perfolur nga ish-i fejuari, nuk ju kemi pare te shoqeroheni me nje djale fiks. A jeni me dike per momentin?
Nuk do preferoja te flisja per kete, pasi nuk dua te bej te njohur prej fames sime te tjere persona. Kam kuptuar qe jeta personale duhet te mbetet e tille.

Por ekziston nje lidhje per momentin sigurisht?
Po natyrisht qe ekziston, dhe do ekzistojne te tilla por sic j’ua thashe, nuk dua ta ndaj me me publikun dhe fansat, jeten time private. Le te mbetet e tille.

Kengetaret tashme e tregojne se sa vlejne edhe me parate qe marrin ne koncerte. Ju sa paguheni, dhe sa e pasur jeni?
Rreth 2500 Euro per nje koncert. Persa i perket pyetjes se sa e pasur jam mund te them se jam aq sa te siguroj jeten time. Kam nje apartament, nje makine, siguroj veshjet e mia, dhe gjithcka qe me duhet per te jetuar mire.

Jetoni vetem, cilet jane komshinjte e tu?
Jane motrat e mia, me te cilat ndonjehere gatuajme dhe shijojme ushqimin se bashku.

Si eshte te jetosh vetem ne shtepi?
Eshte shume bukur.

Qarkullojne opinione te ndryshme per ju. Por ju vete c’mund te thoni per Ingridin?
S’mund te them asgje per ate se si me shohin te tjeret. Por une veten e shoh me shume vullnet per te arritur cdo lloj objektivi dhe qellimin final.

Dhe cili eshte qellimi juaj final?
Muzika.

Pergjigje diplomatike. Po persa i perket “look-ut” do te vazhdoni t’i mbani floket te zeza?
Po. Besoj do te vazhdoj ende me kete model dhe ngjyre flokesh pasi ndihem mire.

Si arritet te dobesoheni?
Ne fakt e ndjeja nevojen per te hequr disa kilograme nga trupi keshtu qe fillova palestren dhe kufizova buken. Dhe sic e keni pare edhe ne klip kam rene mbi 5 kg.

Inisi ishte regjisorja e klipit me Ciljeten, por jo e klipit te fundit? Eshte e vertete qe jeni me shume shoqe se motra?
Natyrisht, pasi kujdeset per mua dhe me qendron prane. Ajo eshte gjithmone aty ku une realizoj klipet e mia, edhe pse ne kete rast vendosem qe regjisor te ishte Princ Aleksander.

Nese beni nje rikthim ne kohe, ndiheni me pak e lumtur se me pare?
Gjithmone kam qene e lumtur dhe jam.

Pas klipit “Njeri-tjetrit” cfare do te kete?
Nje kenge e re me Kastro Zizon, i cili me ka ftuar ne bashkepunim.

Klotilda Harka
Panorama



YouTube Preview Image
3