Flaka Krelani veç këngës së re, pret ftesë nga Tirana

January 15, 2009   | Lajmet / Vijesti

flaka-krelaniDerisa është duke u marrë me realizimin e një kënge të re që sigurisht do të jetë një konkurrente e denjë në top listat e mediave shqiptare, këngëtarja e talentuar, e zbuluar në edicionin e fundit të “Etheve”, nuk mohon se ndoshta rruga e prerë vitin e kaluar për përfaqësim të Shqipërisë në Festivalin e Këngës “Eurovision” të organizuar në Beograd, do të vazhdojë drejt Moskës. dhe pse qarkullojnë fjalë se e përzgjedhura e natës fi nale të këngës në RTSH për Eurovizion, Kejsi Tola do të jetë e shoqëruar në Moskë nga këngëtarja kosovare, Flaka Krelani, kjo e fundit nuk konfi rmon një gjë të tillë. Ajo shprehet për “Infopress” se asgjë nuk është e sigurt sa i përket pjesëmarrjes së saj në këtë festival, por as nuk mohon se megjithatë një gjë e tillë edhe mund të ndodhë. “Nuk ka asgjë konkrete, dhe pa biseduar me kompozitorin dhe tekstshkruesin nuk mund të përgjigjem”, – shprehet Flaka. Këngëtarja e talentuar që u zbulua në edicionin e fundit të “Etheve” tash është duke u marrë me realizimin e një kënge të re, kompozimin e të cilës ia ka besuar Bajram Bylykbashit, i njohur më tepër si B. B. Poqi. Tekstin e kësaj kënge Flaka ia ka lënë në dorë vëllait, për të dëshmuar kështu se ajo rrjedhë nga një familje që në gjirin e vet mbanë më tepër se një talent. Duke mos dashur të fl asë për tematikën që do të përmbajë kjo këngë, Flaka zbulon se radhës së këngëve me klipe do t’i bashkëngjitet edhe kjo e fundit. Sigurisht se pjesëmarrja e kësaj këngëtareje me këtë klip në edicionin e gjashtë të “Videofest-it muzikor” do të jetë e mirëseardhur për të. Ajo shprehet se është e gatshme të marrë pjesë në këtë eveniment, nëse juria vendosë ta nominojë këngën e saj, në ndonjërën nga kategoritë e çmimeve që do të jepen këtë vit.

Doruntinë Demiri
Infopress

YouTube Preview Image
3