Panamaja njohu pavarësinë e Kosovës

January 16, 2009   | Rajoni / Region

panama_flagKosova ka fituar njohjen e parë në vitin 2009, nga Panamaja, duke e çuar numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e vendit në 54.
Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni tha mbrëmë ka pasur një bisedë telefonike të gjatë dhe tejet miqësore me Ministrin e Jashtëm të Panamasë Samuel Lewis Navarro, i cili e ka njoftuar për vendimin zyrtar të vendit të tij për njohjen e shtetit të ri të Kosovës.
“Panamaja është vendi i 54 që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran….Panamaja është një lider udhëheqës rajonal i fuqishëm me ndikim në shumë vende tjera, sidomos në vendet e ishujeve Karaibe, dhe ne presim njohje tjera nga kjo pjesë e botës”, deklaroi Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Jashtme.
Shefi i diplomacisë kosovar tha se ka sinjale edhe nga vendet tjera për njohjen e shtetit të Kosovës.
“Po ashtu mund t’ju komunikojë se ka sinjale bukur premtuese nga vendet tjera të botës, për njohje dhe ne natyrisht ne, në çastin e parë që do të kemi informacionet tona të konfirmuara do t’ju bëjmë me dije”, shtoi Hyseni.
Nota verbale e njohjes nga Panamaja, do t’i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Uashington, Avni Spahiu nga Ministri i jashtëm i Panamasë, vend ky që gjendet në Amerikën Qendrore, dhe i cili kufizohet  me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, ndërmjet Kolumbisë dhe Kostarikës.

Bul Salihu
ALSAT KOSOVA

http://www.kosovapress.com/ks/repository/videos/njohja e panamas.flv

1