Informim zyrtar për punën dy vjeçare te komunes te Ulqinit nga Kryetari Gëzim Hajdinaga

January 17, 2009   | Reportazh / Reportaža

gezim-hajdinaga_ulqinTë nderuar qytetarë, Përfaqësues të medijave, Zonja dhe zotërinj,

Është nder, përgjegjësi dhe kënaqësi që në emër të ekzekutivit vij sot para jush për të bërë këtë informim zyrtar për punën tonë dy  vjeçare.

Para dy vitesh me dëshirën e shumicës së qytetarëve të Ulqinit në zgjedhjet e lira dhe demokratike mua dhe stafit tim na u besua  menaxhimi i komunës.

Në rradhë të parë ky ishte një nder i madh  që na bëhej e kjo na jepte forcë për angazhim dhe përkushtim të palëkundur, për t’u  përballur me sfida te reja.

Jemi plotësisht të bindur që Ulqini është duke përjetuar momente   të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e tij.

Nisur nga kjo, theksoj se jam i gatshëm të punoj me të gjithë ata  që duan t’i shërbejnë Ulqinit pa i kërkuar që të heqin dorë nga  bindjet e tyre. Sepse vlerësoj se ka ardhur koha që çdonjëri të vendosë se si do t’i shërbejë këtij vendi.

Dy vjet më parë ne përcaktuam objektivat themelor dhe fushat e prioriteteve e sot me kënaqësi mund të konstatojmë se ne këto fusha ka një bilanc pozitiv por ende ka punë për t’u bërë.

Këto prioritete lidheshin me diagnostifikimin e buxhetit, realizimi i  të cilit gjithnjë ka qenë një ndër pikat më neuralgjike të qeverisjes lokale, hartimin e planeve  urbanistike, zhvillimin ekonomik dhe fusha te tjera.

Në harkun e më pak se dy viteve ne si ekzekutiv kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi trajtuar probleme të shumta që lidhen me  zhvillimin e komunës tonë.

Në kohen kur ne morem pushtetin gjendja në buxhet ishte e mjerueshme, borxhet arrinin shumën 411.900€, obligimet ishin të shumta, vetëm ndaj elektroekonomisë ata arrinin në masën 120.000€, komuna hyri garant edhe për borxhin e  rrymës në shtëpinë e kulturës shumë kjo që arrinte në 85.000 €. Gjendja ishte e mjeruar edhe në sipërmarrjet që finansohen nga buxheti. Ata kishin një minus prej tetë pagash ndërsa të punësuarit në administratë 3 paga.

Edhe përkundër kësaj për vitin 2007 ne planifikuam buxhetin në masën 3.960.000 € e me angazhimin tonë ia dolëm mbanë që të njejtin ta realizojmë në tërësi dhe për të parën herë pas shumë vitesh të bëhet rebalanci pozitiv. Ai u realizua 105,21%  krahasuar  me planin.

Ndërkaq, buxheti i këtij viti është planifikuar në masën 11.036.600 € prej të cilave 3.700.000 € janë paraparë nga shitja e tokës, gjë të cilës ne si ekzekutiv i qasemi me një vemendje të madhe. Krahasuar me situatën kur ne erdhëm në pushtet buxheti i këtij viti  është 435 %  më i lartë.

Po ashtu dhe shuma e investimeve është dukshëm më e madhe.

Me kënaqësi ju informoj se ne vitin 2007 ne asfaltuam 12 kilometra rrugë me vlerë 1.200.000 €, ndërkohë që për këtë vit  janë asfaltuar rreth l0 kilometra dhe deri në fund të këtij viti duhet  të asfaltohen dhe l0 kilometra të tjera që kapin vlerën e rreth 1.900.000 €. Rëndësi i kemi kushtuar ndriçimit publik, vend parkingjeve dhe hapësirave të gjelbërta.

Çështjes së urbanistikës dhe planeve i kemi kushtuar vëmendje të veçantë.

Në këtë segment gjendja ka qene shumë e rëndë, pasi prej vitesh e dekadash nuk ishte intervenuar.

Ju informoj se për momentin plani gjeneral urbanistik gjindet në Ministrinë për zhvillim ekonomik ku presim pëlqimin e tyre e kjo paraqet fazën e parafundit të miratimit të tij. Aprovimi i këtij plani do të ishte bërë edhe më heret, por duke u nisur nga bashkëpunimi i mirë që komuna ka me qytetarët kemi insistuar që rreth 95 %  e vërejtjeve të tyre të inkorporohen në këtë plan.

Krahas kësaj, janë duke u bërë ndryshimet dhe plotësimet e planeve detale urbanistike për disa lokalitete siç janë: Ulqini-qytet  dhe Totoshi.

Janë në përpunim e sipër projektet urbanistike për Ranën, lokalitetin e hotelit Galeb dhe Mediteran si dhe studiot e lokacioneve për Zogaj dhe Limani 2.

Krahas të gjitha këtyre janë duke u hartuar planet detale  urbanistike për tetë lokalitete në Pinjesh, Meteriz dhe në lagjen Meraja.

Sekretariati për urbanizëm ka bërë sigurimin e bazave gjeodezike për lokalitete Fusha e Ulqinit dhe pylli i pishave me një sipërfaqe  187 hektarë, e këto janë parakushte për planet detale urbanistike për këto zona.

Nga ana tjetër Ministria për zhvillim ekonomik është duke hartuar studiot e lokacioneve në katër lokalitete të komunës tonë siç është Valdanosi, Kalaja me përfshirje nga Limani deri ne lokalitetin Jadran, Port Milena me Kepin e Gjeranave dhe kompleksi ekzistues hotelerik.

Inspeksionet tona vëmendje të veçantë i kanë kushtuar pengimit të  ndërtimit të egër, dukuri kjo jo vetëm për komunën tonë por edhe për të gjitha komunat e bregdetit për këtë ka ndikuar mungesa e  planeve, andaj i kemi ftuar qytetarët për bashkëpunim.

Në të shumtën e rasteve kemi pasur mirëkuptimin e tyre, por janë shënuar edhe shkelje si rrjedhojë e kësaj sekretariati gjegjës ka lëshuar 149 vendime ku në 21 prej tyre parashihet prishja e objekteve, tetë të tjerë janë vulosur, ndërkohë që ndaj katër personave është ngritur aktpadi penale.

Infrastruktura e re normative në këtë lëmi parasheh premisa shumë  më liberale për rregullimin hapësinore dhe ndërtimin e objekteve, por edhe sistem të ri dhe masa rigoroze për shkeljen e ligjit.

Duke qenë të vetëdijshëm se ndërtimi i egër dukshëm devaston ambientin jetësorë ne jemi fokusuar në mbrojtjen e disa lokacione që cilësohen si perla siç është gryka e lumit Buna, ku në bashkëpunim me Ministrinë për zhvillim ekonomik kemi bërë evidentimin e objekteve pa leje dhe jemi duke ndërmarrë masa në parandalimin e këtij fenomeni.

Edhe këtë vit vëmendje të veçantë i kemi kushtuar turizmit si degë  kryesore ekonomike dhe bujqësisë si degë komplementare me turizmin.

Në bashkëpunim me shoqatën e hoteljerëve dhe agjencive turistike  ne kemi marrë pjesë në panairet dhe bursat turistike në Vjenë, Paris, Budve, Prishtinë, Pragë, Berlin, Beograd si dhe panairet e ushqimit në Shkodër, Budve dhe këtu tek ne.

Paralelisht me këtë kemi bërë përgatitjet e duhura dhe masat përkatëse për rrjedhën normale të sezonit turistik.Vlerësoj pozivisht bashkëpunim që komuna jonë ka me Ministrinë e bujqësisë dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në komunë tonë. Falë këtij partnerizmi në vitin që shkoi ne aritëm të lëshojmë në punë repartin për kalibrimin dhe sortimin e agrumeve. Ministria e përhrahu këtë projekt me 38.400€, komuna ofroi në shfrytëzim një sipërfaqe prej 2000 m² ndërkohë që aparaturat u siguruan nga organizata italiane Cins.

Krahas kësaj gjatë këtyre dy viteve kultivuesve të ullirit dhe vreshtarëve i janë ofruar ndihma të ndryshme subvencione dhe kredi.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edukimit të të rinjve, sportit  dhe sektorit civil.

Nga konkursi  ynë në vitin 2007 kanë përfituar 25 studentë ndërkohë që ditë më parë është publikuar konkursi i ri ku numri i studentëve që do të sigurojnë kredinë do të jetë më i madh si dhe vlera e saj.

Po ashtu për të parën herë u shpall konkursi për përkrhaje të ekipeve sportive.

Duke parë dhe vlerësuar talentët e shumtë që kemi në futboll edhe përkundër angazhimeve të mija të shumta me kënaqësi pranova që  të jem në krye të klubit Otrant.

Edhe këtë vit do të përkrahim projektet e shoqatave joqeveritare.

Me kënaqësi konstatoj se këtë vit kemi organizuar paradën e maturantëve, pritjen e tyre dhe shpërblimin e maturantëve bartës së diplomave të Lluçës.

Zonja dhe zotërinj Ulqini tashmë është i njohur për një sërë manifestimesh të ndryshme kulturore. Disa prej tyre tashmë janë  shëndruar në manifestime tradicionale.

Edhe këtë vit me mjaft sukses u organizuam panairin e librit,  kalimerën poetike, Feshën Festivallin dhe edicioni e 21 të Festivalit skena verore.

Këtë vit u ngjitën në skenën tonë artistë dhe të ftuar nga qendra të ndryshme. Takimi me arbëreshët e Italise ishte mbresëlenës.

Spektatorët duartrokiten artistëve nga Vjena, Podgorica, Tirana, Prishtina, Beogradi etj. Njohësit e kulturës thonë se ky aktivitet gjithnjë e me shumë po merr përmasat e një manifestimi rajonal, respektivisht ndërkombëtare. Në ditet në vijim do të organizoj një takim me intelektualë dhe njerëz të kulturës për të diskutuar dhe jetësuar ide që do të begatonin edhe me shumë përmbajtjen e Festivalit.

Fundviti është rezervuar për festën e fëmijëve. Festivali i fëmijëve i katërti me rradhë mesiguri qe do të ketë një shtrirje më të madhe gjeografike.

Gjatë tërë këtij viti unë dhe bashkëpunëtorët e mij kemi pritur një numër të madh të personaliteteve shtetërore dhe diplomatë të akredituar në Mal të Zi

Komuna e Ulqinit ka nënshkruar protokol-marrëveshtjen për bashkëpunim me komunën e Stanfordit në SHBA, Distriktin 23 të Vjenës, komunën e Barletës e në përgatitje e sipër janë marrëveshtjet me  komunen e Strugës Llarinos, Sarajevës dhe Dubrovnikut.

Ulqini tashmë është pjesë e rrjetit të komunave Eurodistrikti Adriatiku Jugor ku në tetor do të mbahet mbledhja e ku pritet dorëzimi i projekteve për thithjen e mjeteve nga fondi IPA dhe programe të tjera të Këshillit të Evropës.

Qyteti ynë gjatë kësaj kohe ka tëhequr vëmedjen e gazetarëve vendas dhe të huaj si vend i tolerancës fetare dhe multikulturës. Ne si ekzekutiv kemi një marrëdhënie të shkylqyer me përfaqësuesit e konfesioneve që veprojnë në qytetin tonë. Pas 7 dekadash kjo struktur mundësoi që Bashkësisë Islame t’i kthehet prona e saj dhe në Ranë të ndërtohet Xhamia e Marinerëve. Poashtu xhamisë ia janë kthyer pronat e dikurshme.

Gjatë këtij viti janë bërë një sërë intervenimesh në lokalitete të ndryshme ku komuna ka participuar sëbashku me qytetarët këtu parasëgjithash e kam fjalën për kanalizimet dhe kanalin e Braticës.

Ne kemi vënë dorë pas disa dekadash në një pjesë të rrjetit të ujësjellësit. Sipërmarrjet, skuadra e zjarrëfikësave dhe ajo për  çështje komunale falë komunës kanë shtuar në parkun e automjeteve nga një  automjet të ri. Ndërkohë që në shtëpinë e shëndetit ka mbërritur një autoambulancë, donacion nga shoqatat tona që veprojnë në SHBA e  në ditët e ardhëshme presim të mbërrijë edhe një tjetër. Ne kemi vënë kontakte jashtëzakonisht të mira me diasporën tonë që vepron në SHBA dhe me NAAC-un. Me ftesë të tyre në ishim pjesëmarrës në një konferencë ku folem për mundësinë e investimeve në Ulqin e ku na është konfirmuar ftesa edhe për konferencën e rradhës që parashihet të organizohet  në janar të vitit të ardhëshëm.

Zonja dhe zotërinj

Fundi i këtij viti dhe viti 2009, do të shënojnë një sërë investimesh në qytetin tonë.

Ne kemi përgatitur dokumentacionin përkatës dhe në vazhdim do të shpallim tenderin për kalldramimin e rrugës dhe trotuarit nga unaza deri tek Xhamia e Namazgjahit. Në mënyrë paralale do të bëjmë dhe ndrimin e tubacioneve të ujit dhe një sërë zbukurimesh të tjera nepër rrugët e qytetit.

Një investim tjetër i rëndësishëm do të  jetë ai në lokalitetin Kaceme që do të mundësojë lidhjen e disa dhjetra anijeve të vogla.

Rana si pjesa më atraktive e qytetit presim të fitojë një pamje tjetër pasi do të menjanohen të gjitha kioskat dhe vendin e tyre do ta zënë hapësirat e gjelbërta.

Një ndër projektet e rëndësishëm është rruga e Limanit e cila do të çonte deri tek marina e ardhëshme. Nivelizimi i terrenit dhe tentativat që trasa e rrugës të kalojë sa më shumë në pjesën shtetërore ka shtyrë strukturat e mëparshme që të ndryshojnë kahjen e trasës, ky element na ka shtyrë që konformë ligjit të tentojmë rrealizimin e projektit me marrëveshtje me pronarët

Cfarë u arrit me 21 prej tyre, ndërkohë që një nga qytetaret pati kërkesa megallomane.

Me ndryshimin e planit urbanistik Meterizi 3 do të krijohen kushte  për procedurën administrative. Disa përfaqësues të opozitës servirin mashtrime dhe trillime në opinion për këtë projekt. I rikujtoj zotërinjte që kjo strukturë udhëheqëse nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i kësaj rrugë mbi 600.000 € dedikuara këtë vit për këtë projekt falë bashkëpunimit me drejtorinë për punë publike do  të mbesin edhe mëtej në komunën tonë.

Edhe me projektin tjetër siç është ai i urës në Port Milene opozita përpiqët të mashtrojë opinionin ndërkohë që e vërteta është krejtë ndryshe.

Opozita e din shumë mirë se ky projekt është tejet kompleks dhe me një kosto shumë të lartë, pasi ne kemi insituar në ndërtimin e një objekti kapital në këtë pjesë të qytetit.

Opozita dhe të gjithë të tjerët do të jenë dëshmitarë dhe i bëjë ftesë që të jenë të pranishëm në prezantimin projektit që pritet të bëhet sëshpejti.

Mbetet obligi i yni që të jetësojmë idenë për ndërtimin e sallës së sporteve si dhe zgjerimin dhe modernizimit të rrugës Sukobinë-Ulqin.

Zonja dhe zotërinj, në momente të tilla kremteje njëriu duhet të jetë i matur në atë se çfarë thotë.

Ju siguroj edhe njehere qe une dhe stafi qe drejtoj  misionin qe kemi marre persiper do ta  kryejme me perpikmeri  me angazhim dhe perkushtim  te palekundur dhe  se fjalet e mia  do ti shendrroj nje  per nje  ne fjale  te mbajtura dhe se  gjate mandatit tone  ne teresi do te rrealizojme projektet e  nominuara  dhe do te  justifikojme besimin e dhene nga ju.

Faleminderit

Me respekt,

Gëzim Hajdinaga

Kryetar i Komunës së Ulqinit

Kto Fotografi  jan Eskluzivitet i Web Sajtit www.ulqini.de

YouTube Preview Image

YouTube Preview Image

5