SOS..Jemi ende në Malin e Zi,Flet peshkatari i humbur

January 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

karta-nautike-e-regionit-adriatikTë afërmit e peshkatarëve kanë njoftuar në redaksinë e televizionit News24 duke thënë se vetëm pak minuta më parë kanë arritur të komunikojnë me të humburit të cilët kanë bërë thirrje për rifillimin e kërkimeve. Sipas të dhënave nga të afërmit, peshkatarët kanë bërë të ditur se përreth tyre shohin drita, dhe dyshojnë se ndodhen në afërsi të Shëngjinit
POLICIA E SHTETIT :Kliko

TIRANE– Pasi janë ndërprerë kërkimet për gomonen e humbur, të afërmit e peshkatarëve kanë njoftuar në redaksinë e televizionit News24 duke thënë se vetëm pak minuta më parë kanë arritur të komunikojnë me të humburit të cilët kanë bërë thirrje për rifillimin e kërkimeve. Sipas të dhënave që të afërmve, peshkatarët kanë bërë të ditur se përreth tyre shohin drita, dhe dyshojnë se ndoshen në afërsi të Shëngjinit.
Ndër të tjera ata kanë bërë apel për të vazhduar kërkimet sepse ndodhen në vështirësi për shkak se rryma i shtyn drejt detit të hapur.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se kërkimet janë të pamundura në kushtet e errësirës së plotë dhe motit të keq.

Ora 19:44 Ndërpriten kërkimet për gomonen, rifillojnë nesër

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e gomones së humbur. Mësohet se prej më tepër se dy orësh, pala shqiptare dhe ajo malazeze kanë ndërprerë të gjitha kërkimet për gjetjen e gomones në të cilën ndodhen tre peshkatarë. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se kërkimet janë mbyllur për ditën e sotme për shkak se moti i keq dhe errësira e bëjnë të pamundur vazhdimin e misionit kërkues. Ndërkohë janë pezulluar edhe patrullimet nga ajri sepse gjetja e gjurmëve në errësirë është e pamundur.
Kërkimet do të rifillojnë serish nesër sapo të zbardhë dita.
Tre peshkatarët që rrezikojnë jetën në gomone do të jenë të detyruar të kalojnë edhe një natë tjetër në det pasi kanë dalë për peshkim që ditën e djelë.

(e.n/News24/Balkanweb)

Ora 17:05 – Flet peshkatari i humbur: Jemi ende në Malin e Zi

Nje gomone me 3 persona ne te rezulton e zhdukur prej dites se diele. Autoritetet portuale shqiptare jane vene ne levizje per gjetjen dhe shpetimin e peshkatareve qe sinjalizuan personalisht me telefon humbjen ne detin Adriatik.

Policia e Shtetit: Po kërkojmë të humburit së bashku me homologët malazezë

Ora 17:05-Policia e Shtetit reagon për mjetin lundrues të humbur prej ditës së djeshme në ujrat e detit Adriatik. Policia bëri të ditur se është kontaktuar me celular me një nga peshkatarët, por nga ana e tij nuk ishte e mundur që të përcaktohej saktë vendndodhja, ndërkohë në telefonin celular dilte sinjali i telefonisë së Malit të Zi.
Për t’ju ardhur në ndihmë 3 peshkatarëve nga strukturat e Policisë së Shtetit, u mor kontakt menjëherë me Policinë Malazeze për të bërë të mundur fillimin e kërkimeve në ujrat e tyre. Po ashtu homologëve Malazezë ju kërkua që të lejonin fluturimet në hapësirën e tyre tokësore dhe ujore të helikopterëve të Ministrisë sonë të Mbrojtjes.
Aktualisht po vazhdojnë kërkimet intensive si nga ajri me helikopter, ashtu dhe nga deti me mjete lundruese, ndërkohë që po bashkëpunohet ngushtë dhe me palën malazeze për të bërë të mundur gjetjen e këtyre shtetasve.

Peshkatari kontakton Vloren: Jemi ne ujrat malazeze

Ora 16:50-Një nga peshkatarët ka kontaktuar me telefon vëllanë e tij që ndodhej në kapitenerinë e Vlorës. Peshkatari Romeo Pulizi ka folur më pas direkt me shefin e kapitenerisë, Vlorë, Anastas Goga. Peshkatari ka bërë me dije Gogën se ndodhen ende në ujrat e Malit të Zi dhe se rreth e rrotull tyre ka mjegull. Shefi i kapitenerisë i siguroi peshkatarët se kërkimet për gjetjen e tyre po vazhdojnë. “Ka dalë një helikopter, qe po ju kerkon, posa ta shihni bëjini shenjë”, u tha Goga
Ndërkohë në kapitenerinë e Vlorës ndodhen familjarët e pehskatarëve, Pulizi e Golaj të cilët po presin ndonjë përgjigje pozitive nga forcat e ushtrisë që janë vënë në kërkim.

Intensifikohen kerkimet

Ora 16:15-Operacioni kerkimor per 3 peshkataret eshte intensifikuar me qellim gjetjen e gomones para se te bjere nata. Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise shqiptare ka urdheruar brigaden ajrore ne angazhimin e gjetjes se gomones. Per kete qellim nje helikopter ushatarak po lundorn mbi ujrat e Adriatikut per te zbuluar ndonje gjurme. Po keshtu edhe 3 mjete lundruese te ushtrise po hulumtojne ujrat pikerisht ne zonen ku dyshohet se ka humbur gomonia.

Identifikohen emrat e dy peshkatareve te humbur

Ora 16:10-Identifikohen emrat e dy peshkatarëve të tjerë që bashkë me një person të tretë, emri i të cilit është bërë i ditur gjate paradites,
rezultojnë të humbur në detin Adriatik. Përvec Romeo Pulizit që telefonoi në Portin e Vlorës se ka humbur bashkë me 2 peshkatarë të tjerë gjatë lundurmit me gomone, burime nga Porti i Vlorës bëjnë të ditur dhe 2 emrat e tjerë. Ata quhen Sotir Golaj e Niko Golaj, banorë të qytetti të Vlorës. Ndërkohë që pala shqiptare dhe ajo malazeze vazhdojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e gomones me të cilën 3 personat nga Vlora peshkonin si amatorë.

Humbet ne Adriatik gomonia me 3 peshkatare, amatore. Vazhdojne kerkimet

Ora 15:00-Gomonia me tre persona në bord dha  alarmin “SOS” në ujrat territorialë të Malit të Zi, në detin Adriatik. Të dhënat e fundit nga Kapineteria e portit të Durrësit ( të cilat janë mbështetur në thëniet e njërit prej personave në bord) bëjnë të ditur se gomonia mund të ndodhet rreth 35 milje larg bregdetit të Ulqinit. Policia bregdetare e Malit të Zi ka ndërrmarë një operacion kontrolli të ujrave territorialë por deri tani nuk është identifikuar vendndodhja e gomones. Mësohet se ujrat territorialë po kontrollohen edhe nga lart nëpërmjet një helikopteri. Kapiteneria e Portit të Durrësit konfirmon se policia bregdetare e Malit të Zi vazhdon të mbajë kontakte telefonike me njërin nga personat në bordin e gomones.

Personat që ndodhen në gomone kanë njoftuar se arrijnë të shikojnë në det trageti “Riviera del Connero”, i linjës Ankona- Durrës. Kapiteneria e portit të Durrësit i ka dhënë urdhrin kapitenit të tragetit të ndërpresë udhëtimin dhe të mbikqyrë zonën. Sipas burimeve të kapitenerisë së përgjithshme trageti ka vijuar kërkimet për rreth tre orë , por pa rezultat.
Deri tani nuk ka asnjë shenjë të gomones ndërsa ujrat po kontrollohen edhe nga një motovedetë dhe helikopter malazez. Edhe kërkimet me radarë nuk kanë dhënë deri tani asnjë shenjë për vendndodhjen e gomones

Drejtori i policisë kufitare të Shkodrës Besnik Zela në një prononcim telefonik për Tv NEWS24 konfirmoi ndërmarrjen e operacionit kërkim- shpëtimi . Gomonia mund të ketë pësuar defekt ose nuk mund të ketë karburant.

Lajmerohet kapiteneria e Vlores, ka humbur nje gomone me 3 peshkatare

Ora 11:20-Të dhënat e fundit flasin për 3 persona në bordin e gomones të cilët kishin dalur për peshkim të dielën më 18 janar. Bashkëshortja e njërit prej personave që ndodhen në bordin e gomones, Romeo Pulizi ka njoftuar sot rreth orës 12: 30 minuta kapitenerinë e portit të Vlorës për moskthimin e bashkëshortit të saj. Për shkak të motit të keq dhe erës së fortë gomonia mund të ketë humbur drejtimin dhe të ketë dalë në ujrat territorialë të Malit të Zi.  Ende nuk dihet se kush janë dy personat e tjerë që ndodhen së bashku me Romeo Pulizin në gomonen e humbur.

Deti i trazuar me dallgë me një forcë 6-7 ballë dhe era që fryn në drejtimin jug- veri rrezikon dyshohet se po zhvendos gomonen duke bërë të vështirë identifikimin e vendndodhjes së saj.
Ndërkohë familjarët e peshkatarëve në Vlorë po presin me ankth të dhëna rreth të dashurve të tyre.

(s.g/BalkanWeb)