Votimet shkojnë, ligji mbetet

January 21, 2009   | Politika

forcalogoNgadalë por sigurt, shteti i Malit të Zi  po përgatitet për zgjedhje të reja të cilat sipas të gjitha gjasave duhet të mbahen në pranverë të këtij viti.
Derisa kalohet prej zgjedhjeve në zgjedhje, në kundërshtim dhe në mënyre paradoksale, ngadalë po kalohet nga ligji i shkruar deri tek realizimi i tij praktik. Kështu edhe këto zgjedhje të paralajmëruara janë në mospajtim me ligjin dhe zgjedhjet ndërsa problemi qëndron në faktin që përsëri duan të gabojnë aty ku mund të themi që Mali i Zi është më i ndieshëm, e ajo është çështja e pakicave kombëtare. Edhe pse me Kushtetutë është e garantuar që 5 mandate të ndahen ndërmjet partive shqiptare me qëllim që të kënaqin përfaqësimin autentik, prej të gjithë kësaj në fund nuk do të ketë asgjë.
Si edhe shumë herë deri më tani, kjo gjë tregohet e komplikuar, derisa është shumë e thjeshtë. Pyetja është se a do të mbahen zgjedhjet duke respektuar Kushtetutën e shtetit ose duhet që Kushtetuta ta respektojë politikën e tashme të zgjedhjeve të shumicës në pushtet.

Shërbimi Informativ i Forcës

2