Cana nuk do te luaje me Maltën

January 26, 2009   | Sporti / Sport

lorik-cana2Lorik Cana duket më në dyshim se kurrë për të qenë në fushë në ndeshjen e 11 shkurtit kundër Maltës. Mesfushori i kombëtares vazhdon të vuajë dëmtimin në gju të pësuar në fund të muajit dhjetor dhe mjekët kanë parashikuar si datë rikthimi për të 8 shkurtin, ditë kur Marseja do të luajë me Bordonë në kampionat.
Por, edhe kjo datë nuk është e sigurtë. Madje, ka qenë vetë futbollisti, ai që ka sqaruar kohën e rikthimit në një deklaratë për mediat franceze. “Kam qenë i dëmtuar, por kurrë s’kam qenë jashtë kaq shumë. Më duhet të jem i kujdesshëm, sepse nuk dua të rikthehem dhe më pas të dëmtohem përsëri, kështu që nuk mund të fiksoj një datë për rikthimin tim”, është shprehur Cana. Mungesa e mundshme e Canës është problemi më i madh për trajnerin e kombëtares Ari Han në prag të kësaj sfide.
Shqipëria rrezikon të mos ketë as kapitenin Altin Lala për ndeshjen që do të luhet në Valeta. Lala nuk është rekuperuar ende pas operacionit nga hernia diskale që bëri në fillim të dhjetorit. Ndeshja Maltë-Shqipëri do të zhvillohet më 11 shkurt. Kombëtarja shqiptare ka 5 pikë pas 4 ndeshjesh për eleminatoret e Botërorit 2010, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/cana-mungese.flv