Sinishtaj: Të gjithë së bashku në zgjedhje

January 26, 2009   | Politika

vasel-sinishtajDeputeti i alternativës shqiptare, Vasel Sinishtaj, propozon që para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mal të zi të unifikohet trungu shqipta.
Tuz- Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi do të mbahen në fund të muajit mars.
Deputeti i ASH në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ka deklaruar për “Kohën javore” se partia së cilës i takon ai, nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, por atij më tepër i intereson që të ketë sa më tepër shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore. Sinishtaj njofton se deri më tani ai nuk ka pasur ndonjë ofertë nga pushteti i Malit të Zi, por shprehet “Me opozitën kemi pasur kontakte jozyrtare”.
“Edhe me opozitën e kemi ndryshuar qëndrimin. Kemi kontakte, por qëndrimet i kemi me rezervë, sidomos ndaj atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet”, thotë deputeti Sinishtaj duke i treguar edhe arsyet. Sipas tij, opozita deri më tani nuk e ka respektuar Marrëveshjen që ka pasur me ASH, kurse në anën tjetër ai akuzon pushtetin aktual për mosrespekimin e Kushtetutës.
Vasel Sinishtaj propozon që para organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për të mirën e shqiptarëve, subjektet shqiptare të dalin të bashkuar. Ai këtë e arsyeton, duke u mundësuar LD në MZ, UDSH-së, ASH dhe Forcës se Re Demokratike nga një deputet, kurse mandati i pestë kërkon tzi takojë Plavës dhe Gucisë, apo siç thotë ai “sipas rezultatit të zgjedhjeve, Anës së Malit, ose Malësisë.
Gjithashtu Vaseli propozon që përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, mos ta japin votën për zgjedhjet e parakohshme, derisa Kuvendi të mos miratojë vendimin paraprak, që pesë mandatet tzu takojnë subjekteve nacionale shqiptare, si njësi e posaçme zgjedhore.
Po ashtu Sinishtaj propozon edhe Marrëveshjen për formimin e grupit parlamentar, i cili sipas tij do të vepronte njëzëri, kur janë në pyetje liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Propozimi i këtillë sipas deputetit Sinishtaj do të ishte gjëja më e mirë dhe hapi i parë drejt unifikimit të gjithë trungut shqiptar.

Rr.D.
Koha Javore