Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Rocen: “Parlamenti ka një rol të posaçëm në çështjet strategjike” – Video

January 28, 2009   | Politika

jozefina-topalli_milan-rocen_Politika e jashtme e Shqipërisë dhe e Malit të Zi, që  konvergon në objektivat e përbashkëta integruese, ishin temë e bisedës mes Kryetares së Kuvendit dhe delegacionit që e shoqëronte, në takimin me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Milan Rocen.

Në një kohë që Shqipëria sapo ka përfunduar ratifikimin e MSA-së nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, Mali i Zi është ende në proces. Ndërsa përsa i përket anëtarësimit në NATO-s, vendi fqinj është përfshirë në projektin e ri të Kartës së Adriatikut, A3+2 së bashku me Bosnjë-Hercegovinën.

” Ne, tha zoti Rocen presim mbështetjen tuaj në këtë projekt të ri të Aleancës dhe po ashtu do të kërkonim të na përcillnit përvojën tuaj në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Shqipëria ka treguar se ka kapacitet të plotë për t’ju përgjigjur të gjitha sfidave.

Lidhur me çështjet strategjike, vijoi ai, parlamenti ka një rol të posaçëm, dhe unë ju përgëzoj për përmbylljen  e ratifikimit të MSA-së ashtu edhe për përshpejtimin e ratifikimit të Protokollit të NATO-s.

Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit, pasi siguroi ministrin Rocen për mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Malin  e Zi në rrugën e tij të integrimit, nënvizoi prioritetet e Qeverisë dhe Parlamentit Shqiptar, duke u ndalur në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Në vitin e parë të mandatit tonë të dytë,- tha Kryetarja e Kuvendit, besoj se do të foto28 mundësojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve , dhe për këtë qëllim jemi të vendosur të përmbyllim sa më shpejt procesin e nisur të  paisjes së qytetarëve me Karta Identiteti.”

Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Ministri Rocen tha se Mali i Zi ka intensifikuar kontaktet zyrtare mes Podgoricës dhe Kosovës dhe ka rritur nivelin e shkëmbimeve të vizitave mes dy vendeve.

Biseda, më tej u ndal në zhvillimet në rajon dhe në momentet e rëndësishme që secili prej vendeve po kalon duke orientuar Ballkanin Perëndimor në një perspektivë të qartë euro-Atlantike.

Parlament.al/ Press

YouTube Preview Image