Zanfina: Po, i kam këmbët e bukura

January 31, 2009   | Lajmet / Vijesti

Zanfina Ismajli

Këngëtarja Zanfina Ismajli thotë se qysh në fëmijëri i kanë thënë se i ka këmbët e bukura. Thotë se gjatë këtij viti do të realizoj një album dhe nuk do të merr pjesë në ndonjë koncert. Nuk i pëlqen dimri dhe pranon se është duke u marrë me fitnes.

Express Online : Si e ka gjetur vitin 2009 këngëtaren, Zanfina Ismajli dhe ku e ka pritur ajo ndërrimin e motmotëve?
Zanfina : Këtë Vit të Ri për dallim nga tjerat vendosa që ta kaloj në shtëpi me familjen time sepse drejtën t’ju them me kishte marr malli që të jem në shtëpi, të festoj, t’ua uroj e para familjareve vitin e ri dhe kam kaluar siç është më së miri.

Express Online : A i keni përfunduar pushimet dimërore apo ende nuk keni vendosur se ku do te shkoni?
Zanfina : Nuk kam qëne diku e skijim këtë dimër sepse nuk me pëlqen stina e dimrit, dhe të ftohtin nuk e dua, kështu që nuk jam duke menduar që të shkoj ndokund.

Express Online : Çfarë këngësh presin adhuruesit e Zanfinës për këtë vit?
Zanfina : Këtë vit adhuruesit mund të presin albumin e ri nga unë, i treti me radhe, do të dalë në shitje verës. Momentalisht jam duke punuar në disa këngë të reja, dhe shpresoj që të jenë hite dhe të pëlqehen shumë nga publiku njësoj siç ndodhi edhe me albumin e dytë i cili doli në shitje me 2006.

Express Online : Cila pjesë e trupit mendoni se i keni më të mira dhe a mbani dietë?
Zanfina : Nuk bëj ndonjë dietë speciale, as që kam bërë ndonjëherë. Qysh e vogël kam qëne me këmbë më të gjata dhe të drejta dhe të gjithë me thoshin se do të zgjatem më shumë dhe se do t’i kem këmbët e bukura, kështu edhe ndodhi. Përndryshe për momentin jam duke bërë fitnes, por jo me qellim që të humbi kilogram.

Express Online : Çka ju ka munguar më se shumti gjatë 2008-ës?
Zanfina : Gjate 2008-ës me kanë munguar disa këngë të reja dhe videoklip, por këtë do ta kompenzojë këtë vit.

Express Online : A keni menduar për video-klip?
Zanfina : Kam menduar, në fakt unë gjithmonë mendoj ide të reja për klipe. Rezultati mbetet të shihet.

Express Online : A keni marrë pjesë koncerte kohëve të fundit. Dhe cili është komplimenti më i mirë që e ke dëgjuar nga adhuruesit?
Zanfina : Komplimente kam marrë aq sa me kanë berë të ndjehem shumë mirë, por me vjen keq se për momentin nuk me kujtohet ndonjë…

Express Online : A planifikoni të merrni pjesë në ndonjë festival sivjet?
Zanfina : Nuk besoj, për këtë vit më shumë jam e koncentruar në albumin dhe klipet.

Express Online : A të pëlqen kur ju thërrasin Zani?
Zanfina : Zani e kam pseudonimin qysh nga fëmijëria dhe me thërrasin vetëm rrethi im i ngushtë, me duket çuditshëm kur dikush me thoteë Zanfinë sepse e di se është dikush që s’më njeh.

Express Online : A mund të tregoni ndonjë zënke me Adelinën apo tani keni një gjuhë të përbashkët?
Zanfina : Nuk kam pasur zënka me Adelinën kohëve te fundit sepse në të dyja dëgjojmë shumë njëra-tjetrën dhe nuk lejojmë të vije deri të konflikti.

Gazeta Express

9