Me 1 shkurt në Paris do të mbahet kampionati i 36-të evropian i karatesë

February 2, 2009   | Sporti / Sport

ruzhdi-rama_dardan-ceka-_besnik-adoviqDardan Ceka dhe Besnik Adoviq do të përballen me më të mirët e Evropës
Dardan Ceka në këtë Kampionat do të marrë pjesë në disiplinën e luftërave, në grupmoshën e juniorëve, në kategorinë -61kg, ndërsa Besnik Adoviqi po ashtu në luftëra, në grupmoshën e kadetëve, në kategorinë +70kg.
Ulqin – Dardan Ceka nga Klubi i Karatesë “Ulqini” dhe Besnik Adoviqi nga Klubi i Karatesë “Albulena” do të marrin pjesë me Përfaqësuesen e Karatesë së Malit të Zi në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili do të mbahet në kryeqytetin e Francës, Paris, më 30, 31 janar dhe më 01 shkurt të këtij viti.
Ceka dhe Adoviqi jo vetëm që janë përfaqësues të denjë të klubeve të tyre në çdo garë, duke u renditur gjithmonë ndër garuesit më të mirë, por ata sot, falë rezultateve të shkëlqyeshme të tyre, do të marrin pjesë me Përfaqësuesen shtetërore në një prej garave më të rëndësishme të karatesë në botë, krah për krah me karateistët më të mirë evropianë.
Pjesëmarrja e tyre në këtë Kampionat është edhe një dëshmi për nivelin e sportit të karatesë në klubet e Ulqinit.
Dardan Ceka në këtë Kampionat do të marrë pjesë në disiplinën e luftërave, në grupmoshën e juniorëve, në kategorinë -61kg, ndërsa Besnik Adoviqi po ashtu në luftëra, në grupmoshën e kadetëve, në kategorinë +70kg.

Cekën dhe Adoviqin në Kampionatin Evropian, përveç udhëheqësve të Përfaqësueses së Malit të Zi, do tzi shoqërojë edhe kryetrajneri i KK “Ulqini” Ruzhdi Rama.
Kohapress

3