Big Brother Albania 2 : Dritan Shehaj (Profili)

February 7, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dritanMosha: 26 vjec
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: I fejuar
Arsimi: I lartë, Fakulteti i Drejtësisë/ Universiteti Ushtarak “Skënderbej”
Profesioni: Këshilltar ligjor në brigadën e mbështetjes rajonale/ Forcat e Armatosura.
Hobi: Avokatia

Do të hyjë në Big Brother sepse:
do donte të bëhej publik për të shpalosur aftësitë e veta në Avokati, ëndrra e tij.

Karakteristika: Djalë i edukuar dhe mjaft inteligjent. Do donte të ushtronte profesionin e avokatit. Është i fejuar, pak xheloz. Nga BB i kaluar preferonte më shumë Olsin dhe më pak Rominën. Difekti i tij më i madh është që është pak impulsiv, por nuk arrin kurrë në kontakt fizik me dikë. Është i drejtpërdrejtë me dikë, respekton mendimet ndryshe. Ka besim në aftësitë e veta. Është deri diku mosbesues, herë-herë indiferent. Urren njerëzit që shtirren. Nuk bën kompromis me askënd për të fshehur bindjet e veta. Nuk ka jetuar jashtë. Shumë rrallë konsumon alkool. Në punë përdor veshje ushtarake, por kapelen nuk e vë.

60