Big Brother Albania 2 : Erjola Jolldashi (Profili)

February 7, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Erjola JolldashMosha: 25 vjec
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Kucovë, së fundi ka ardhur në Tiranë
Gjendja civile: E martuar me një fëmijë
Sytë: Gështenjë
Flokët: Të verdha
Arsimi: I lartë. Vazhdon studimet për Agro-Biznes, Viti II, Elbasan.
Profesioni: Ndihmon burrin në biznesin e fruta-perimeve
Hobi: Llafet!
Do të hyjë në Big Brother sepse: ka shumë energji pozitive që do donte t’ua transmetonte dhe të tjerëve.

Karakteristika: Thotë që është tip karizmatik, e aftë të përshtatet me cdo grup shoqëror. Mendon se BB është një trampolinë e mirë për njerëzit si ajo që kanë aftësi në fusha të ndryshme e që nuk kanë mundësi të tjera për t’i shpalosur ato. Zotëron anglishten, italishten, greqishten dhe pak turqisht. Ka jetuar 2 vjet e gjysmë në Greqi. Është shumë e shkathët dhe di të përshtatet me cdo lloj situate. Ka bërë profesione që gjithmonë kanë pasur kontakte me njerëzit. Tip i sfidave dhe që nuk dorëzohet lehtë para vështirësive.

4