Këshilli i RTV Ulqini,zgjedhje jashtë normave ligjore

February 7, 2009   | Shoqëria / Društvo

mogull_ulcinj_ulqin_karamanaga1Me indinjatë refuzoj vlerësimet e kryetarit të Kuvendit të komunës së Ulqinit, i cili në gazetën “Dan” deklaroi se ne zyrtarisht të propozuarit nuk i kemi plotësuar kushtet. Sa i njeh rregullat ky zotëri është diskutabile, duke parë se si i udhëheq seancat e parlamentit. Pas aktit të emërimit sipas ligjit Parlamenti është dashur ta verifikojë aktin tonë të nënshkruar dhe vulosur nga 20 OJQ më aktive.

Kësaj herë nuk dua të shkruaj për kulturën as për historinë e qytetit tonë dymijë e përqindë vjeçar, por dua të shkruaj për një ngjarje bashkëkohore, e cila edhe në lashtësi do të ishte zgjedhur më mirë se tani.

Fjala është për zgjedhjen e famshme të Këshillit të Radio Ulqinit, i cili kaherë ka qështë dashur të transformohet në RTV Ulqini. Por, siç shihet, po transformohet me vonesë të madhe. Për t`u berë transformimi është dashur të zgjidhet edhe Këshilli i RTV Ulqini. Por, ja se ç`farë ndodhi kur bëhet fjalë për këtë.

Për këtë Këshill për të parën herë nga komuna jonë është kërkuar të propozohen edhe anëtarët nga shoqatat joqeveritare të cilat janë aktive që nga koha e pluralizmit. Shoqatat joqeveritare e kanë vlerësuar lart iniciativën e organeve kompetente të Komunës. Në bazë të kësaj iniciative OJQ janë mbledhur në shkurt të vitit 2008 në lokalet e “Horizontit të Ri”, për të caktuar dy anëtarë për Këshillin drejtues të RTV Ulqinit, për vendet që i ka caktuar Komuna (për turizëm, kulturë, ekologji dhe arsim, për të drejtat e grave e fëmijëve, si dhe për të drejtat e pakicave). Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë shoqatat më aktive që veprojnë në komunën tonë; në një atmosferë korrekte janë zgjedhur Ismet Karamanaga (për turizëm, ekologji, kulturë dhe arsim) dhe Nazif Veliqi (për të drejtat e grave dhe fëmijëve, për të drejtat e njeriut, të pakicave dhe të grupeve etnike).

Pasi që procedura e transformimit të Radio Ulqinit në servis publik ka zgjatur një kohë të gjatë, kjo pikë nuk ka mundur të verifikohet nga parlamenti lokal. Një muaj para fundit të vitit organet kompetente të Komunës së Ulqinit e kanë autorizuar Qendrën edukativo – informative në krye me Mark Junkoviqin për ta inicuar edhe një mbledhje me OJQ. Kjo qendër e organizoi mbledhjen me 17.11.2008 në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit, ku kanë marrë pjesë 20 organizata joqeveritare aktive. Në këtë mbledhje përsëri OJQ-të caktojnë tre anëtarë: Ismet Karamanagën për kulturë, turizëm, ekologji dhe arsim; Nazif Veliqin për të drejtat e njeriut, të pakicave dhe të grupeve etnike dhe Zylfije Durakun për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Pas mbledhjes, sipas procedurës, të gjitha organizatat me vulën dhe nënshkrimin e tyre nënshkruajnë dhe vulosin aktin e emërimin. Ky dokument pastaj u dorëzua dhe u protokollua në Byronë qytetare me numrin 02/3723/1/08. Siç shihet, e gjithë kjo procedurë u zhvillau në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet që vlejnë në marrëdhëniet ndërmjet OJQ-ve dhe administratës publike. Me indinjatë refuzoj vlerësimet e kryetarit të Kuvendit të komunës së Ulqinit, i cili në gazetën “Dan” deklaroi se ne zyrtarisht të propozuarit nuk i kemi plotësuar kushtet. Sa i njeh rregullat ky zotëri është diskutabile, duke parë se si i udhëheq seancat e parlamentit. Pas aktit të emërimit sipas ligjit Parlamenti është dashur ta verifikojë aktin tonë të nënshkruar dhe vulosur nga 20 OJQ më aktive.

Për ne, si dhe për opinionin publik dhe shumicën e anëtarëve të parlamentit lokal ka qenë befasi e madhe kur është paraqitur edhe lista tjetër nga një këshilltar i pushtetit vendor me kandidatët tjerë dhe me 23 shoqata Joqeveritare. Kjo listë është përpiluar pa protokoll dhe jashtë normave ligjore, e mos të flasim për kodeksin moral. Lista zyrtare me emrat tonë dhe organizatat që e kanë përkrahur me vula dhe nënshkrime është lexuar publikisht, ndërsa kërkesën e një këshilltari që të lexohen edhe organizatat që e kanë përkrahur listën e dytë, kryetari i Kuvendit nuk e ka lejuar. Del pra qartë manipulimi i organeve kompetente të cilët për këtë Këshill kanë dashur t`i zgjedhin njerëzit që janë në OJQ, por me të cilët mund të manipulojnë, për të cilët flitet se janë njerëz të përshtatshëm. Del qartë se unë, Ismet Karamanaga, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Kalasë” që numëron mbi 1000 anëtarë anë e mbanë botës, nuk i jam përshtatur si person me një kulturë të gjerë, poliglot i vërtetë, publicist, autor i teksteve, i pranishëm në masmedia masovike jo vetëm në Mal të Zi por edhe jashtë tij.

Është e pakuptueshme se gjërat e tilla mund të ndodhin në një mjedis multietnik dhe të civilizuar siç është vendi ynë. Në këtë frymë duhet të jetë edhe Kuvendi i Komunës së Ulqinit. Si është Kuvendi, duhet ta shohin ata që marrin pjesë në të, por edhe ne të cilët ia kemi dhënë votat. Unë si kosmopolit mendoj se ky qytet multinacional është dashur që në Këshill e lartëpërmendur ta ketë edhe një anëtar nga radhat e malazezëve. Dhe në fund, kjo gjë që u bë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit me rastin e zgjedhjes së Këshillit kërkon të gjykohet me indinjatë nga të gjithë, e sidomos nga anëtarët e shoqatave joqeveritare të vërteta.

(Autori është kryetar i SHJQ “Miqtë e Kalasë”)

Ismet Karamanaga