Berisha: Sigurova Klinton-in per ligjin e “dosjeve”

February 8, 2009   | Bota

sali-berisha_hillary-clintonNe nje interviste ekskuzive per Zerin e Amerikes ne Shqip, Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha ka folur per takimin me sekretaren amerikane te Shtetit, Hilari Klinton, perspektiven e vendit tone dhe reformat e ndermarra.
“Sekretarja shprehu vleresimin me te larte per ecurine dhe suksesin e reformave. U trajtua problemi i zgjedhjeve. E garantova se per mua eshte nje mision”, theksoi shefi i qeverise, i cili me pas radhiti reformat ne dobi te zgjedhjeve te lira, si dixhitalizimi i regjistrave dhe pajisja me karta. Ne lidhje me ceshtjen e ligjit te lustracionit dhe shqetesimin e SHBA-ve, kryeministri pranoi se keto ligje kontestohen kudo.
“Vetem nje gje mund t’ju siguroj juve dhe shqiptaret, se sekretarja e Shtetit kishte nje vetedije te plote per krimet e tmerrshme te kryera ne Shqiperi nga regjimi totalitar, krime kunder njerezimit. Ajo e njihte shume mire kete problematike. Une e sigurova dhe u ndame me mirekuptim te plote me njeri-tjetrin, qe ky ligj nuk perdoret per te bere gjahun e kundershtareve dhe ne e kemi faktuar kete me amendimet qe i beme me kerkesen e opozites”, nenvizon Berisha.
Ne vijim te intervistes, ai pohoi se qeveria ka bere nje pune shume te madhe per luften kunder korrupsionit dhe ka hedhur hapa te medha ne fushen e reformave fiskale. “Cfare thote Transparency International? Qeveria e Sali Berishes ishte kampione ne reformat e saj kunder korrupsionit dhe se keto reforma, Shqiperine, nga 24 vendet me te korrupuara te planetit, e bene qe te lere mbrapa 95 vende, te vleresohet si me e mira ne rajon, si nder 10 vendet me te suksesshme per luften kunder tij vitin qe kaloi”, nenvizon kryeministri.
Persa i perket ceshtjes se hetimit te dy ministrave, Berisha vuri ne dukje gadishmerine e maxhorances per t’i hequr imunitetin ministrit Basha, ndersa per ish ministrin Mediu shtoi: “Kam qene i pari, e kam shtyre dhe kam bere cdo perpjekje qe Prokuroria ta hetoje ne menyren me te gjithanshme. I kam thene zotit Fatmir Mediu, qe ne qofte se ka nje njeri ne bote qe ka nevoje te hetohet, je ti. Dhe ka dhene doreheqjen. I kemi hequr imunitetin. Por ata qe paraqiten kerkesen per imunitet, ne menyre teresisht sikunder s’duhet te ishte, se ky ka anashkaluar ushtrine, ne nje kohe kur jane mbi 30 dokumente, ku secili prej tyre ka jo me pak se 4 deri ne 6 firma ushtarakesh, ata fyejne kombin e tyre, fyejne parimet me te cilat drejtojne, sepse ne nje vend te lire, ne nje shoqeri te lire, mund te besh politike me kete menyre, por nuk ben dot kurre drejtesi”, vijoi Berisha.
Por gjate intervistes se tij kryeministri ka hedhur dyshime se prokuroria po devijon hetimet ne ceshtjen e Gerdecit. “Eshte apo jo ceshtja ushtarake? Sa c’eshte baruti ushtarak dhe depoja ushtarake, aq eshte edhe ceshtja ushtarake. U perzgjodh nje linje qe vetem pergjegjesi nuk nxjerr”, ka theksuar Berisha.
Me tej kryeministri ka permendur edhe termin “hierarki” ne radhet e ushtrise, por pa saktesuar nese ne kete rast i referohej ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem apo presidentit Bamir Topi, qe me Kushtetute eshte komandanti i pergjithshem i Forcave te Armatosura. “Te gjithe ishin dakord qe te hetohej, por te spostosh te tjeret do te thote te devijosh nxjerrjen e pergjegjesive. Perse? Sepse ne hierarkine e tyre dikush duhet te dilte i paprekur. Kjo eshte jashtezakonisht e demshme per hetimin”, ka shtuar Berisha.
Ne fund te intervistes dhene per VOA-n ai i cilesoi si te shkelqyera marredheniet me shtypin dhe akuzoi kreun e PS-se Edi Rama per presion ndaj gazetareve.

Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/berishavoa07.flv
1