Big Brother Albania : Erjola bën thashetheme për Zhulietën

February 8, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

erjola-thashetheme-okNuk kanë mjaftuar as 24 orë që në shtëpi të fillojnë thashethemet e para. Ka qenë pikërisht Erjola ajo që komentuar sjelljet e Zhuljetës, duke thënë se ajo duket një tip nevrik dhe këtë sjellje e ka vënë re shumë shpejt, ende pa u njohur mirë. Erjola i shpjegon Mimozës se e kuptoi sjelljen e vajzës nga Tirana në momentin kur ishin duke hartuar listën e ushqimeve të javës, kur ajo kishte kundërshtuar në zgjedhjen e disa produkteve ushqimore. Edhe Mimoza, e ka përkrahur Erjolën gjatë bisedave të saj, të cilat kanë qenë shumë të veçuara, krahasuar me banorët e tjerë. Thashethemet e Erjolës i janë adresuar edhe Adit, duke e etiketuar atë si një konkurent që nuk aktivizohet në asnjë lojë që ata kanë organizuar, sjellje kjo e cila sipas saj, nuk i shkon për shtat një 40 vjeçari. Nga ana tjetër Mimoza ka pohuar se Republika i duket një vajzë mjaft e urtë, edhe pse në momente të veçanta, nuk jep masimumin gjatë bisedave që bëhen mes vajzave.

Top Channel

1