Big Brother : Vajza kundër operacioneve plastike

February 8, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

liritaaa-okPak minuta pasi kanë mbërritur cigaret në shtëpi, vajzat dalin jashtë dhe kanë hapur një temë mjaft interesante, pikërisht atë të operacioneve plastike. Erjola pohon se e vetmja ndërhyrje që do të kërkonte në këtë moment është lipo-plastika dhe dëshiron që të heqë dhjamrat e tepërta, por nuk preferon që t’i nënshtrohet këtyre operacioneve në Shqipëri, pasi ka shumë frikë. Nga ana tjetër Aida dhe Zhuljeta pranojnë se operacionet mund të kryhen atëherë kur është e nevojshme kur kërkohet nga mjeku, por jo deri në atë pikë sa ato të prishin bukurinë natyralite. Zhuljeta tregon se njeh shumë vajza të cilat edhe pse janë shumë të bukura dhe kanë linja perfekte e kanë kthyer në mani idenë e ndërhyrjeve kirurgjikale të njëpasnjëshme duke shkatërruar veten. Lirita dhe Agoni tregojnë se një nga manitë e tyre është kujdes ndaj dhëmbëve.

Top Channel