Big Brother : Prova e javës, nis sfida e rradhës

February 8, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

prova-e-javes-okokPër 14 banorët e shtëpisë së Big Brother fillon sifda e rradhës, që do të jetë prova e javës. Bjordi lexon rregullat të cilat kërkojnë impenjimin e të gjithëve, pasi nga realizimi i plotë i kësaj prove varet edhe buxheti i javës. Prova e javës titullohet “Arti i Dashurisë” dhe secili prej tyre duhet të japë maksimumin : dy banorë do të interpretojnë një rol filmi, dy të tjerë do të ekzekutojnë një duet me këngë, katër të tjerë do të realizojnë një murale me temën e dashurisë, ndërsa dy të tjerë do të merren me regjinë dhe prezantimin e spektaklit. Duket se prova e javës i ka vënë në lëvizje të gjithë, një motiv i fortë që të gjithë të diskutojnë fort për mënyrën sesi mund të realizojnë sa më bukur temën e ngarkuar, në të kundërt buxheti i tyre do të jetë i reduktuar.

Top Channel