Rezarta Shkurta: Tani do më shihni nudo në pikturë

February 8, 2009   | Lajmet / Vijesti

rezarta-shkurtaRezarta Shkurta mbyllet në apartamentin e saj tani për të pikturuar. Rrëfen për “Panorama Plus”, pasionin e saj të vërtetë dhe suprizat e një mbrëmjeje gala në Durrës për prezantimin e klipit te ri, ku shumë prej të ftuarve do të jenë deputetë.

Nëse kjo deri tani mund të cilësohet si periudhë pauze për ju, me çfarë po merreni tani?

Këto ditë jam e zhytur me punë. Normalisht jam angazhuar me pëgatitjet e këngës sime më të re. Është një këngë e kompozuar nga Genti Lako, veshjet do të jenë të Rezarta Skifterit dhe klipi do të realizohet nga regjisori Dejan Milicevic.

Vazhdoni ende bashkëpunimin me kompozitorin Genti Lako, pse?

Sepse është më i miri.

J’ua bëj këtë pyetje pasi u tha që ju keni lidhur kontratë me grupin kosovar “Etno Engjujt”?

Me “Etno Engjujt” jemi akoma në bisedime. Thjesht kjo pasi kur marr vendime të rëndësishme për karrierën time e duhet ta mendoj mirë nëse me intereson apo jo.

Regjisori maqedonas i klipit mesa dimë është Dejan Milicevic. Ka diçka që ju tërheq në fantazinë e tij krijuese, apo thjesht se është regjisori i momentit?

Me kanë pëlqyer shumë punët e tij dhe vendosa t’ia besoj Dejanit këtë klip.

Detajet e ceremonisësë promovimit, çfarë do ta bëjë madhështore?

Supriza ndryshe do të ketë shumë duke filluar nga unë. Besoj se ajo mbrëmje që do të mbahet në “Flag Ship Center” në Durrës do të jetë shumë e veçantë, sepse nuk do të jetë vetëm një promovim por dhe ekspozita ime e parë e pikturës. E kam përgatitur çdo gjë me kujdes nga detajet më të vogla, e besoj se do t’ia kaloj mirë unë dhe miqtë e mi.

Më përmendni ekspozitën tuaj të parë me piktura. Çfarë punimesh do të jenë?

Pjesa më e madhe e tyre janë të stilit klasik dhe në telajo, por do të ketë dhe fotografi peisazhesh të bëra në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Cila mund të jetë një pikturë ndryshe nga të tjerat?

Është një pikturë nudo, në të cilën nuk mund të specifikohet nëse jam unë apo jo, pasi qëllimi nuk ka qenë ky.

Midis muzikës, modës dhe pikturës, kë do të zgjidhnit?

Padiskutim pikturën. Është një art i qetë pa zhurmë, por që shpreh shumë.

Ndërkohë ju jeni e martuar. A mund të na shuani kuriozitetin se cila është jeta që bëni si e martuar?

Në këto momente me shumë sinqeritet jam në momentet më të mira të lidhjes sime me Ermalin. Kam dalë në konkluzionin që jam absolutisht shumë me fat… Ermali me jep dashuri por edhe forcën për të përballur çdo gjë.. Me beso jam me fat.

Deri ku shkon liria juaj, dhe e bashkëshortit Ermalit në jetën si çift?

Kam përshtypjen se kur dy njerëz duhen vërtet nuk kanë nevojë të vendosin kufij në lirinë e tyre. Besimi është 100 për qind.

Kjo mbrëmje gala, mos ndoshta mund të kuptohet si një ceremoni martese për ju të dy?

Jo. Martesa do të jetë martese, kjo është vetëm promovim ku të ftuarit do të jenë shumë seriozë, madje dhe deputetë.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të qëndroni të dy mbyllur me ditë të tëra në apartamentin tuaj?

Ermalit jo, sepse është me punë. Mua më ka ndodhur jo më larg se këto ditë. Arsyeja e vetme është piktura.

Mbani mend ndonjë arratisje pra udhëtim te çmendur?

Ka shumë. Të gjitha udhëtimet tona kanë qenë të paplanifikuara.

Keni menduar për sjelljen në jetë të një fëmije?

Normalisht që po… Por jo për momentin dua të shijoj martesën time dhe rininë gjithashtu.

Për çfarë jeni penduar deri tani?

Për asgjë…Kam bërë dhe do bëj jetë të lumtur.

Cila është një dëshirë që pret ta realizosh?

Për momentin me janë realizuar të gjitha.. prit te mendohem… po po të gjitha. (qesh)

Çfarë dini të shfaqni më mirë, dashurinë apo xhelozinë?

Dashurinë.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image

1